VIDEO/ Logu: Debati për paraburgimin u aktivizua pas hetimeve ndaj zyrtarëve të PS
Juristi Marash Logu ka komentuar mbledhjen e sotme në Gjykatën e Lartë për të unifikuar vendimet për masat e sigurigë, duke i lidhur ato me hetimet ndaj eksponentëve të lartë të mazhorancës. I ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ai deklaroi se debati për masat e paraburgimit është intensifikuar vetëm pasi figura të rëndësishme politike janë përballur me drejtësinë.
Sipas Logut, çështja e paraburgimit nuk është ngritur si shqetësim për qytetarët, por si reagim ndaj situatave konkrete që prekin bashkëpunëtorë të afërt të Edi Rama. Ai përmendi rastin e Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së, duke theksuar se këto zhvillime kanë sjellë një ndryshim në diskursin publik të qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.
Ai theksoi se mbledhjet e kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë janë të rralla dhe me rëndësi të veçantë në jurisprudencë, çka e bën edhe më të diskutueshme kohën e kësaj nisme.
Logu vuri në dukje edhe shqetësimet e Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, lidhur me ndikimin që një vendimmarrje e mundshme mund të ketë mbi hetimet në vijim. Ai theksoi se proceset hetimore, përfshirë ato të SPAK, vijojnë normalisht dhe çdo ndryshim në interpretimin e masave të sigurisë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në këto çështje.
‘Tani kur vetë eksponentë të lartë të Partisë Socialiste po përballen në fakt efektivisht me hetime penale nga struktura e posaçme antikorrupsion, me masa sigurimi të tipit arrest në burg apo arrest në shtëpi e kështu me radhë, kanë filluar të ngrenë çështjen e paraburgimit.
Pra, kjo çështje nuk është shqetësim për ta sepse prek qytetarin, pavarësisht retorikës që ju keni dëgjuar nga kryeministri. Kjo çështje për ta është është është shqetësuese sepse ka prekur disa nga njerëzit më të afërt dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Edi Ramës.
Ju e dini që në qoftë se për shembull, parlamenti nuk do të shndërrohej në mburojë politike për Belinda Ballukun, sot me shumë mundësi ajo do të ishte në burg. Mbase jo në të njëjtin burg ku është zoti Veliaj, po një burg tjetër për shkak të të gjinisë. Kështu që shqetësimi i tyre ka qenë gjithmonë, domethënë ka qenë i shkruar.
Këto nuk janë gjëra të reja, njerëzit i kanë edhe dëgjuara, mbase po e solla këtë kontekst për të thënë që kjo çështje po trajtohet apo iniciativa që ndërmori kryetari i Gjykatës së Lartë ndodhi pikërisht në këtë kontekst politik dhe publik.
Pra kryeministri dhe enturazhi i tij politik dhe mediatik, pra përfaqësuesit më të lartë të qeverisë, të Partisë Socialiste, media dhe gazetarët që janë pranë tyre, po themi, kanë filluar të flasin tani me shumë shqetësim për paraburgimet, për arrestet në burg, për numrin e tyre, koston e tyre e kështu me radhë dhe pikërisht në këtë kontekst, kryetari i Gjykatës së Lartë, se në fakt përpara se të ndërmerrte këtë nismë zyrtarisht, bëri edhe një artikull, po themi, ku fliste për paraburgimet që nuk janë modeli që duhet e kështu me radhë, dhe ndërmori këtë nismë.
Pra, edhe sikur qëllimet e tij të kenë qenë, po i marrim sikur tërësisht, po themi, të ligjshme, të ndershme dhe me qëllime të mira, në fakt të vëna në këtë kontekst që unë përshkrova, duket sikur po themi ai përdori funksionin e tij për t'u vënë në shërbim të një interesi politik që në këtë, në këtë moment po përfaqësohet.
Mbledhjet e kolegjeve të bashkuara janë një, ë, janë një ngjarje e rrallë dhe solemne në jurisprudencë. Pra, nuk ka mbledhje kaq të shpeshta. Janë mbledhje që ndodhin rrallë dhe janë një moment shumë solemn dhe, si me thënë, edhe, edhe për shkak sepse janë të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ka një interes të lartë të komunitetit të juristëve, po pse jo dhe të gazetarëve, të juristëve e kështu me radhë, edhe të publikut e kështu me radhë.
Dhe sigurisht që ato mblidhen për çështje që kanë interes të lartë publik. Dhe në fakt në këtë moment nuk duket po themi që kjo është inspiruar nga ndonjë interes i lartë publik sesa nga interesa të caktuara politike që haptazi, sot që flasim, njeriu që flet më shumë për arrestet në burg, për paraburgimet, koston e tyre e kështu me radhë, është kryeministri dhe më pas vijnë edhe të gjithë, po themi, bashkëpunëtorët e tij në qeveri apo në Partinë Socialiste.
Kështu që në këtë lloj, në këtë lloj kuptimi, kjo nismë është disi e paragjykuar që në fillimet e saj. Nga ana tjetër, ajo që besoj ishte dhe qëndrimi i Prokurorisë së Përgjithshme, ishte, shqetësimi si me thënë i tyre, ishte impakti që një vendimmarrje e mundshme mund të kishte mbi proceset aktuale.
Pra, sepse pavarësisht se u mblodhën kolegjet e bashkuara, nuk është që puna e prokurorive të rretheve, prokurorive të apelit, qoftë edhe prokurorisë së posaçme, ka ndaluar dhe është në pritje të vendimmarrjes së kolegjeve të bashkuara. Pra, aktualisht ka një sërë procesesh, ku sigurisht më me shumë vëmendje publike dhe mediatike janë ato të strukturës së posaçme antikorrupsion, veçanërisht zyrtarët e lartë apo eksponentë të krimit të organizuar, se si kjo vendimmarrje do të ndikojë në këto procese’, theksoi ndër të tjera, Marash Logu në SYRI TV.