", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/09/auto_Screenshot_2026-04-09_1559051775743160.png", "width": 900, "height": 691 } }

Tifozët e Barcelonës thyenë xhamat e autobusit të Atletico-s, reagim ironik me NASA-n

Para ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League mes Barcelonës dhe Atletico Madrid në “Camp Nou”, janë regjistruar incidente të pakëndshme gjatë mbërritjes së skuadrës madrilene në stadium.

Sipas raportimeve, tifozët vendas pritën autobusin e Atletico-s me armiqësi, duke hedhur objekte të ndryshme drejt mjetit. Disa prej tyre goditën drejtpërdrejt autobusin, duke thyer dy xhama dhe duke krijuar një situatë tensioni të lartë para fillimit të takimit. Lojtarët e Atletico Madrid u detyruan të zbrisnin mes copave të xhamit dhe thirrjeve armiqësore, në një atmosferë që largoi vëmendjen nga aspekti sportiv i mbrëmjes.

Pas ndeshjes, klubi madrilen reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale, duke shprehur pakënaqësinë në mënyrë ironike. Në një postim, Atletico iu drejtua NASA me fjalët: “Sonte pamë edhe ne anën e errët të Hënës”. Një referencë kjo ndaj misionit hapësinor “Artemis 2”, që ka fotografuar pjesën e padukshme të Hënës.

Ky episod ka rritur edhe më shumë tensionin mes dy klubeve dhe tifozërive, duke nxitur diskutime për sigurinë dhe sjelljen në eventet e mëdha sportive.