Arbeloa kërkon maksimumin nga lojtarët e Real Madrid: Ta duan klubin çdo ditë
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, në një konferencë për shtypin ka dërguar një mesazh të qartë për lojtarët e tij para ndeshjeve kyçe kundër Girona-s dhe Bayernit të Mynihut. Arbeloa theksoi se çdo futbollist duhet të jetë i gatshëm të japë maksimumin çdo ditë: “Nuk bëhet fjalë vetëm për Mbappé-në; dua lojtarë që dëshirojnë të jenë pjesë e Real Madridit çdo ditë. Është thelbësore të kërkosh të tejkalosh vetveten, përtej talentit dhe cilësisë”, deklaroi ai.
Spanjolli shtoi se profesionalizmi i përhershëm është çelësi: “Nuk mund të luash çerekfinale të Champions League apo ndeshje me motivim maksimal çdo ditë; këtu hyn në lojë autodisiplina, diçka që shkon përtej dhuratave natyrore që posedojnë lojtarët”.
Arbeloa shtoi se në kampionat kërkon nga skuadra e tij të ketë të njëjtin shpirt si në ndeshjet më të mëdha evropiane: “Dua që të ndihen të detyruar të shkëlqejnë që nga ndeshja e nesërme kundër Gironës. Kjo është ajo që na duhet: të jenë vetvetja çdo ditë dhe të jenë të gatshëm të japin më të mirën. Nuk është e lehtë, por motivimi i tyre duhet të jetë të ofrojnë versionin më të mirë të vetes”.
Real Madrid po përgatitet për një periudhë vendimtare të sezonit. Pas sfidës me Gironën, ‘Blancos’ synojnë të përmbysin rezultatin kundër Bayernit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League, pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë.