Lushnjë/ Lëvizte i armatosur në qytet, kapet 21-vjeçari që ishte në kërkim

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 21-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili lëvizte i armatosur në qytet.

Bëhet fjalë për M. S., banues në Lushnjë, i cili rezultonte në kërkim pas ngjarjes më 21 mars 2026, kur në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” iu gjet një pistoletë në xhup. Në momentin kur policia ndërhyri, ai nuk ishte aty.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet sekuestruan edhe municion luftarak.

Nga hetimet e mëtejshme, u arrestuan edhe pesë persona të tjerë që ndodheshin në lokal me të, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ku qëndronte bashkë me 5 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M. S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet municion luftarak.  

Në vijim të veprimeve për rastin, më datë 21.03.2026, u arrestuan 5 shtetasit që qëndronin me shtetasin M. S., në lokal, për moskallëzim të krimit. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.