'Korrupsioni e vetmja 'zotësi' e Ramës' - Paloka: Miliona euro 'avullojnë', shqiptarët paguajnë koston

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për mohimin e realitetit të korrupsionit në vend, duke e cilësuar deklaratën e tij se “korrupsioni është thjesht perceptim” si një shprehje që është kthyer tashmë në “meme”.

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, Paloka ka argumentuar se qeveria po përdor një strategji të mirëmenduar ligjore për të fshehur përmasat e vërteta të korrupsionit.

Sipas tij, asnjë nga ministrat, kryebashkiakët apo zyrtarët e lartë të përfunduar pas hekurave nuk është akuzuar realisht për veprën penale të korrupsionit.

Në vend të kësaj, akuzat ndaj tyre janë zbutur duke u cilësuar si “shpërdorim detyre”, një vepër me pasoja më të lehta ligjore. 

Paloka akuzoi Ramën se përdor dy standarde të ndryshme në retorikën e tij. Përpara audiencës ndërkombëtare, kryeministri paraqet arrestimin e zyrtarëve si një provë e luftës kundër korrupsionit, ndërsa brenda vendit, ai pretendon se nuk ka korrupsion, por vetëm raste individuale pa lidhje me qeverinë.

Duke iu referuar argumentit të Ramës se “po të kishte korrupsion, nuk do të kishte rritje ekonomike”, Paloka e quajti atë “idiot” dhe “injorant”. Deputeti demokrat e kundërshtoi këtë pretendim duke sjellë në vëmendje një raport të fundit të “Monitor”, i cili e rendit Shqipërinë si vendin me pagat më të ulëta në Ballkan, përjashtuar Kosovën.

Sipas tij, ndërkohë që rrogat mbeten në vend, çmimet e konsumit janë në nivelet e Bashkimit Evropian, çka ka sjellë një varfërim real të qytetarëve. Në këndvështrimin e Palokës, e ashtuquajtura rritje ekonomike nuk vjen nga zhvillimi i qëndrueshëm, por është e lidhur drejtpërdrejt me pastrimin e parave, një fenomen për të cilin Shqipëria është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ai përfundoi duke theksuar se e vetmja “zotësi” e Ramës është aftësia për të korruptuar dhe për ta shtrirë korrupsionin në çdo detaj të jetës në Shqipëri.

Paloka:

Ajo që tha Rama, domethënë që e nxorët dhe ju në kronikë, u bë që atë ditë meme, pa pasur nevojë as të rregullohej, as të zbukurohej. Siç e tha Rama u bë meme kudo, sepse të thuash që Shqipëria nuk ka korrupsion, është thjesht perceptim, do të thotë t'ju thuash shqiptarëve që inceneratori ekziston, po ju nuk e shihni. Një, një gjë trashë-trashë për shembull, apo ato dy urat e Belindës aty janë, po ju nuk i shihni. 50 milionët e fluturuar te tuneli, në fakt nuk kanë fluturuar.

Po çfarë mund të nxjerri Rama në mbrojtje të kësaj, pikërisht atë që tha zotëria pak më parë, që, se po ta pyesësh Ramën sot domethënë për ministra, kryetarë bashkish, deputetë që kanë përfunduar pas hekurave, domethënë është në stilin e Ramës, përdridhet sipas situatës. Rama s'e ka problem, edhe të gënjejë sy më sy për gjëra që janë krejt evidente, e ka bërë domethënë. Ka bërë që në mëngjes ka thënë diçka, në darkë ka thënë diçka tjetër. Për të njëjtën temë, nga e bardha ka kaluar në të zezë. Pra nuk ka më skrupuj Rama, fare, as në thinja, as të vejë maska më për çështje të tilla.

Për rastin që ka bërë deklaratën për ministrat, kur i duhet i nxjerr si argument që ky po lufton korrupsionin. Ja thotë, se kanë përfunduar ministra në burg për korrupsion. Këtë e thotë jashtë kryesisht. Ne po e luftojmë korrupsionin. Kur nuk i leverdis, thotë, s'ka për korrupsion asnjë thotë. Të gjithë janë për akuza të tjera. Dhe këtu dalim tamam tek ajo që the ti pastaj, tek çështja tjetër. Kjo është e vërtetë. Dhe kjo është një nga çështjet që edhe unë e kam ngritur, po është ngritur, diskutuar. Që asnjë prej ministrave të tij, kryetarëve të bashkisë, e me radhë, zinxhiri i hajdutëve që kanë përfunduar pas hekurave, nuk është akuzuar realisht për atë që ka kryer. Gjithmonë sipas marrëveshjes Rama-viktimë-drejtësi, akuzat kanë qenë krejt të lehta, shpërdorim detyre për shembull, po ta shohësh në kod penal, ke edhe për raste banale fare. Jo më kot e quan shpërdorim detyre ai. Pavarësisht se aty kanë fluturuar miliona, i vë atë emrin shpërdorim detyre, siç tha dhe për Belindën. Nuk nuk akuzohet për korrupsion Belinda thotë. Megjithëse janë gati 1 miliard euro po t'i bësh në total të kësaj zonjës si ministre, janë gati 1 miliard euro që kanë avulluar.

Po prapë thotë nuk është korrupsion. Akuzohet për shpërdorim detyre, për mosbarazim në tendera thotë. Domethënë ky ndërrimi i emrave të korrupsionit i jep teorikisht Ramës të drejtën të thotë që jo, s'kam unë... Nuk ka asnjë ministër apo deputet apo kryetar bashkie të dënuar për korrupsion.

Që Rama të gënjejë, të mashtrojë, kjo është krejt normale. Nuk e ka problem. Mbrojtja pastaj në këtë rast e kemi për shembull, Marta Kos, për të mbrojtur Ramën ë nuk thotë që s'ka korrupsion Shqipëria, po thotë, shqiptarët e kanë kulturë korrupsionin. Pra ajo e rëndon më shumë.

Ajo thotë që domethënë shqiptarët e kanë, e përmendi Shqipërinë edhe në mënyrë specifike. Shqiptarët e kanë kulturë, domethënë është normale korrupsioni aty, nuk është faji i qeverisë, është diçka që ata e kanë kështu, krejt normale. Rama ndërkohë thotë që, përveç se tregon që është injorant domethënë. Se injorant është, s'ka, domethënë kryeministër më injorant as në kohën e Enverit nuk ka pasur Shqipëria, as ata që erdhën nga mali dhe u bënë kryeministra nuk kanë qenë më injorantë se se ky që kemi sot. Domethënë është totalisht injorant në çdo aspekt, jo vetëm në ekonomi, por në çdo fushë. Por ky shpreson që edhe shqiptarët të jenë po kaq injorantë dhe i jep atë argumentin domethënë komplet idiot. Thotë si do kishte rritje ekonomike thotë Shqipëria, po të kishte korrupsion.

Gjë më të trashë domethënë, nuk mund ta thotë një një druvar për në këtë aspekt. Përveç faktit që Shqipëria është sot në qendër të akuzave për pastrim parash. Sepse ajo e famshmja rritje ekonomike duhet të kishte sjellë zhvillim në Shqipëri. Ka sjellë të kundërtën. E vërteta është që ka sjellë të kundërtën. Sot, jo më larg se dje doli një nga raportet më të fundit të studimit të pagave nga Monitor. Dhe Shqipëria ishte e fundit. Në Ballkan, jo në Evropë. Se në Evropë nuk diskutohet. Jemi të fundit, jemi poshtë Serbisë, poshtë Bosnjës, jemi poshtë Maqedonisë. Pra jemi në rritjen e pagave, se përmendi dhe rritjen e pagave ky. Jemi të fundit për nivel pagash. Ndërkohë që çmimet i kemi në më të larta sesa disa vendeve të Bashkimit Evropian. Pra ëh do të kishte zhvillim ky vend po të kishte, po të ishte reale kjo rritje ekonomike. Në fakt ka regres. Njerëzit po varfërohen gjithnjë e më shumë. Varfërimi real i shqiptarëve është me hapa të frikshëm. Sepse vërtetë pagat mund të jenë po ato, dhe kaq e kupton dhe një fëmijë i tetë vjeçares. Ti mund të mbash të njëjtën pagë, po ndërkohë që rritet inflacioni, rriten çmimet, rriten kostot e jetesës, paga jote bie në fakt. Megjithatë le të rrimë te paga absolute thashë. Si pagë absolute e kemi më të ulëtën në rajon, përveç Kosovës që aty pastaj ndryshon ky fenomeni tjetër, që vërtet Kosova mund t'i ketë pak më të ulëta pagat se ne, por ndërkohë çmimet i ka disa herë më të ulëta se ne. Pra të gjitha këto justifikime të Ramës janë banale dhe thashë edhe një fëmijë domethënë që ka, ku di unë, kulturën e klasës së tetë vjeçare në ekonomi e kupton apo ajo që ai e quan perceptim, e sheh në jetën e përditshme.

Pra, që korrupsioni në Shqipëri është ulur këmbëkryq, këtë thashë e dinë dhe janë të detyruar ta pranojnë edhe ata që marrin, paguhen nga Rama. Në qoftë se Rama, ky injoranti i trashë e të tjera e të tjera që thashë pak më parë, ka një zotësi, ka vetëm këtë, korrupsionin. Ai domethënë zotësinë e të korruptuarit e ka rrezik e ka të lindur, ose edhe të mësuar ndërkohë në kurset që e Soros, apo ku e di unë se çfarë. Por e vetmja gjë që ai di ta bëjë mirë është kjo, të korruptojë dhe ta shtrijë korrupsionin në çdo, në çdo detaj të jetës në Shqipëri.