Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, lëndohen 4 persona
Një aksident rrugor është regjistruar sot, në aksin Vlorë–Kuç, në vendin e quajtur “Ura e Laskos”.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Suzuki” me targë AA912YO, me drejtues shtetasin S. Z., dhe një mjet tip “Nissan” me targë AB753TO, me drejtues shtetasin I. Gj.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit “Nissan”, së bashku me dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, N. Gj. dhe A. Gj., janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Sipas konfirmimit të mjekëve, të dëmtuarit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, testet e alkoolit të kryera për të dy drejtuesit e mjeteve kanë rezultuar 0.00 mg/l.