'Ballkani përballë një rreziku të ri gjeopolitik', Blakaj: Mungesa e reagimit evropian mund të kushtojë shtrenjtë

Në një intervistë të fundit në emisionin Kafe Shqeto, Korab Blakaj, analist i gjeopolitikës dhe çështjeve të sigurisë, ka analizuar me tone alarmuese zhvillimet më të fundit në skenën ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në Ballkan. Ai theksoi se Serbia vazhdon të ndjekë një strategji të kahershme të bashkëpunimit të ngushtë me Rusinë, duke e konsideruar këtë aleancë si një instrument kyç për avancimin e interesave të saj politike dhe ushtarake në rajon.

Blakaj nënvizoi gjithashtu se pasiguritë e fundit rreth angazhimit të Shteteve të Bashkuara në NATO, si dhe deklaratat që sugjerojnë një tërheqje të mundshme, mund të krijojnë një vakum të rrezikshëm sigurie në Evropë.

Sipas tij, një skenar i tillë do t’i hapte rrugë Rusisë për të testuar qëndrueshmërinë e aleancës dhe gatishmërinë e vendeve evropiane për të zbatuar nenin 5 të NATO-s.

Në këtë kontekst, ai paralajmëroi se rajoni i Ballkanit, dhe veçanërisht Kosova, mund të përballet me sfida serioze nëse këto zhvillime përshpejtohen.

Blakaj kritikoi gjithashtu mungesën e një reagimi të unifikuar dhe të shpejtë nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar atë si një strukturë ende të brishtë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Deklarata e plotë:

"Serbia vazhdon të luajë me të njëjtën kartë që ka ka luajtur këto 150 vitet e fundit dhe ajo është karta e një bashkëpunimi total me Rusinë.

Qoftë në aspektet e furnizimit, zhvillimeve edhe ndërtimit të kapaciteteve ushtarake, por edhe të trajtimit të gjeopolitikës dhe shanseve që i jep ajo.

 Vetë fakti se kemi një problematikë serioze me deklarimet e të presidentit amerikan që SHBA-ja mund të largohet nga NATO, atëherë domethënë krijohet një ndërhyrje ose një mundësi strategjike për Rusinë që të avancojë interesat e saj kundër, kundër Evropës.

Dhe në këtë kuptim, në qoftë se vërtetë SHBA-ja do të dalë nga NATO-ja, ashtu siç lajmëruan dhe po lajmërojnë vazhdimisht, atëherë ajo do të kalojë në një veprim të dytë që është të testojë nenin pestë të NATO-s duke sulmuar njërin nga shtetet e vogla të Evropës, për t'ua vërtetuar pastaj të gjitha shteteve anëtare të tjera që evropianët nuk janë të gatshëm të bëjnë luftë me Rusinë për nenin pesë, domethënë që i obligon neni pesë i kartës së NATO-s.

 Prandaj, Serbia e pret këtë, këtë mundësi dhe shansat janë reale që këto gjëra të ndodhin.

Përgjigja e Evropës ndaj këtyre kërcënimeve është shumë e ngadaltë dhe evropianët fatkeqësisht nuk kanë ndërtuar një, një ushtri të Bashkimit Evropian, por ka ngelur Bashkimi Evropian më tepër si një bashkim i interesave ekonomike.

Fakti se nuk arritën të ndërtojnë një ushtri të përbashkët, domethënë për kaq shumë vite, tregon se është i brishtë edhe vetë Bashkimi Evropian si organizatë.

Pastaj domethënë, për NATO-n vetëm se e flet rrezikun që e ka. Dhe në këtë kuptim, Serbia pret shansin ashtu siç e kanë pritur dhe e kanë deklaruar edhe në deklaratën e luftës që i kanë shpallur Perandorisë Osmane, domethënë që ne kemi pritur 530 vite që të çlirojmë Serbinë e vjetër duke i referuar Kosovës.

Domethënë letra e shpalljes së luftës së mbretit të Pjetrit të Serbisë është se ne kemi pritur.

Pra është e njëjta logjikë të cilën serbët e bëjnë, ata presin domethënë që të ketë zhvillime të tjera të gjeopolitikës. Por fatkeqësia jonë nuk është Serbia sepse në radhë të parë, nuk është Serbia sepse ajo e kryen punën e vet dhe ne nuk kemi mundësi t'i themi armikut mos puno.

Fatkeqësia jonë është një klasë totalisht mediocre politike në të tre kryeqytetet, por me theks të veçantë në Kosovë dhe në Shqipëri, të cilët domethënë nuk janë në gjendje as të shohin trendet dhe nuk janë të aftë ose nuk duan të ngriten në përgjegjësi dhe të kuptojnë rreziqet me të cilat".