VIDEO/ Pronar në pesë kompani, Josif Gorrea monopolizon tregun bujqësor në Divjakë
Ju treguam vetëm një nga kompanitë e Josif Gorresë, e cila u përdor zyrtarisht nga ai deri në vitin 2023, kur vendosi ta shiste për vetëm 2 mijë euro një kompani që gjeneronte çdo vit dhjetëra mijëra euro. Jo vetëm kaq, por Josif Gorrea duket se fali edhe mijëra metra katrorë tokë ku ishte ndërtuar sera e bashkë me tokën edhe asetin e investuar në vlerë disa miliona euro, ku përfshihet padyshim edhe borxhi prej 59 mijë euro që ia kishte dhënë kompanisë nga të ardhurat e tij.
Madje, gjoba që IDLKPI i ka vendosur Josif Gorresë, mund të lidhet pikërisht me transaksionet e dyshimta financiare të kompanisë së tij. por kjo i mbetet SPAK ta vërtetojë. Në vijim do t`ju tregojmë se Josif Gorrea nuk është vetëm monopolisti i prodhimit të fidaneve të perimeve, që furnizon fermerët e Divjakës, por njëkohësisht, me disa kompani të tjera prej vitesh ai është dhe njeriu që kontrollon tregun e imputeve bujqësore, përfshirë pesticidet. Madje këto të fundit shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes, pasi janë bërë shkak që fermerëve të Divjakës dhe jo vetëm, t`u bllokohen eksportet në vendet e Bashkimit Europian.
Josif Gorrea rezulton se ka qenë themelues ose aksioner në të paktën pesë kompani të tjera. Veç shoqërisë, Lisar Seedlings, që trajtuam më herët, Gorrea ka themeluar edhe kompanitë AlbProduct, Marsidali. Bruka Seedling dhe Bruka AB. Kjo e fundit, pra kompania Bruka AB u themelua në vitin 1996 nga Josif Gorrea me 95% të aksioneve dhe Nikoll Todi me 5% të aksioneve. Shoqëria kishte si objekt veprimtarie Import Eksport, tregti me shumicë artikuj të ndryshëm. Por jetëgjatësia e kësaj kompanie, zgjati deri në vitin 2007, kur Josif Gorrea vendosi të bëjë likujdimin e saj duke e çrregjistruar nga QKB. Nëpërmjet kësaj kompanie, Josif Gorrea pati edhe 50% aksione në shoqërinë Bruka Seedling. Kjo shoqëri e nisi veprimtarinë e saj në vitin 2003, dhe kishte si objekt prodhimin, tregtim të findaneve, perimeve, luleve, farave, pesticideve, fungicideve etj.
Kjo shoqëri ka bashkë aksioner edhe dy shtetas të tjerë, Lysinda Xhoxhi, ish-bashkëshorte e Josif Gorresë, e cila arriti të fitojë 19% të aksioneve pas disa proceseve gjyqëesore dhe shoqërinë holandeze “Adria Seedling” që aktualisht ka 10% të aksioneve.
Kjo kompani u themelua në 10 dhjetor 2003, ku ortak ishin Shoqëria hollandeze “Adria Seedling” me 48% të aksioneve, dhe shoqëria “Bruka AB” në pronësi të Josif Gorresë me 52% të aksioneve. Objekti I kësaj shoqërie ishte prodhimi dhe tregtim fidanesh, perimesh dhe lulesh. Tregtim farërash hibride perimesh, patate, pesticide, impute bujqësore etj. Në vitin 2007, për shkak të falimentimit të shoqërisë Bruka AB, 52% të aksioneve të kësaj shoqërie te shoqëria Bruka Seedling, kalojnë në emër të Josfi Gorresë.
Pas vitit 2007, kompanis lulzimin e saj. Për vitin 2007 kompania regjistron 1.4 mln euro xhiro dhe 70 mijë euro fitim. Për vitin 2008 regjistron 78 mijë euro fitim dhe 1.9 mln euro xhiro. Për vitin 2009 xhiro është rreth 1.4 mln euro ndërsa fitimi është 24 mijë euro. Për vitin 2010 fitimi është 100 mijë euro ndërsa xhiro është rreth 2 mln euro. Për vitin 2011 xhiro është rreth 1,.4 mln euro ndërsa fitimi 55 mijë euro.
Për 2012 fitimi është 32 mijë euro ndërsa xhiro 107 mijë euro. Një vit më pas kompania e Gorresë regjistron 109 mijë euro xhiro dhe rreth 32 mijë euro fitim. Në 2014, pasi PS kishte ardhur në psuhtet, kompania e Gorresë regjistron 57 mijë euro fitim dhe xhiro rritet në 1.8 mln euro. Në 2015 xhiro shkon në 1.7 mln euro ndërsa fitimi rreth 56 mijë euro. Në 2016 fitimi shkon në 72 mijë euro ndërsa të ardhurat totale të kompanisë regjistrohen në 2.5 mln euro. Në 2017 kompania regjistron rreth 2.4 mln euro xhiro ndërsa fitimi bie çuditërisht në 27 mijë euro. Në 2018 kompani regjistron humbje në vlerën e 76 mijë eurove, ndërsa xhiro totale arrin kulmin historik në vlerën e 2.8 mln eurove. Rënia drastike regjistrohet në vitin 2019, kur kompania regjistron vetëm 58 mijë euro xhiro ndërsa fitimi është vetëm 3 mijë euro. Por, kujtojmë se në vitin 2019, Josif Gorrea kishte themeluar shoqërinë e re Lisar Seedling, e cila gjithashtu kishte përfituar edhe grantin nga IPARD për ndërtimin e serës. Ajo që bie në sy është fakti se në deklaratat publike, Josif Gorrea deklaron se sera, e ndërtuar në pronësi të shoqërisë Lisar Seedling ka qenë ekzituese një pjesë, çka do të thotë se investimi është trashëguar nga kompania Bruka Seedling.
Në vitin 2013, Josif Gorrea fut si ortak të kompanisë Bruka Seedling babain e tij Prendë Gorrea. Ndërsa dyshohet se në këtë periudhë ai kishte nisur edhe divorcing me bashkëshorten. Në janar të atij viti, kompania holandeze Adria Seedlings, ia shet aksionet e saj Josif Gorresë, ndërsa ky i fundit përpara noterit përdor pasaportën suedeze për blerjen e aksioneve të mbetura të kompanisë.
Nga vëzhgimi i të dhënave të kompanisë, zbulojmë se Josif Gorrea është një moszbatues kronikë i vendimeve të gjykatës dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit. Në 13 nëntor 2017, kompania e tij Bruka Seedling vihet në sekuestro conservative nga përmbaruesi, pasi nuk kishte paguar vullnetarisht një gjobë të vendosur nga Drejtoria e Meteorologjisë. Llogaritë qëndrojnë të bllokuara për rreth një muaj derisa Josif Gorrea paguan gjobën.
Në 5 mars 2019, aksioner në kompaninë e Josif Gorresë futet dhe ish-bashkëshortja e tij Lysinda Xhoxhi, e cila merr 19% të aksioneve pasi të gjitha shkallët e gjykatave vendosën që ajo duhet të përfitonte nga pasuria e regjimit martesor. Lysinda Xhoxhi, merr 19% të aksioneve në shoqërinë Bruka Seedling dhe 19% të aksioneve në shoqërinë Albproduct. Në korrik 2023, kohë kur Josif Gorrea kishte marrë detyrën si kryetar i bashkisë, bën një tjetër lëvizje. Shet aksionet e kompanisë Bruka Seedling te i famshmi Miklovan Todi. Pasi I dha aksionet dhe investimin 2.5 mln euro të 36 hektarëve serë të kompanisë Lisar Seedling për vetëm 2 mln lek të vjetra, Josif Gorrea me të njëjtin akt bamirësie shet edhe 71% të aksioneve të Bruka Seedling te Miklovan Todi ndërkdohë që në vitin 2020 kjo shoqëria ka pezulluar aktivitetin, i cili vijon të jetë i tillë edhe sot e kësaj dite. Kjo shoqëri, nga viti 2012 deri më tani ka përfituar rreth 200 mijë euro pagesa nga thesari i shtetit.
Veç biznesit të prodhimit të fidanëve apo shitjes së të gjitha imputeve bujqësore, Josif Gorre mendon që të centralizojë të gjithë sektorin e bujqësisë në bizneset e tij. Për këtë arsye në vitin 2011, babai i Josifit, Prendë Gorrea themelon shoqërinë Albproduct. Kjo shoqëria do të shërbente si qendër grumbullimi por njëkohësisht edhe ajo do të prodhonte dhe tregtonte fidnae, farëra, pesticide, dhe tregtim import eksport të prodhimeve bujqësore.
Albproduct shënon një sukses që në vitin e parë të aktivitetit. Kështu për vitin 2011 regjistron 920 mijë euro xhiro, për vitin 2012 regjistron 660 mijë euro, për vitin 2013 shënon 790 mijë euro xhiro, ndërsa pas vitit 2014 xhiro bie ndjeshëm me rreth 500 mijë euro në total deri në vitin 2018. Siç përmenëm më sipër, edhe në këtë shoqëri në vitin 2019 rreth 19% të aksioneve i kalojnë Lysinda Xhoxhit, ish-bashkëshortes së Josif Gorresë. Ndërkohë vitin 2018, bababi i Josifit, Prendë Gorrea si ortak I vetëm deri në atë moment, vendos të shes të gjitha makineritë dhe pajisjet dhe peshoren elektrionike, ndërsa të ardhurat do të përdoren për shlyerjen e ortakut. Ndërkohë për të kryer këtë veprimtari ngarkohet në detyrë Mikolvan Todi, i riu që edhe në këtë rast dëshmon se është një prestanome i familjes së Josif Goresë. Kjo kompani ka pezulluar aktivitetin në muajin dhjetor të vitit 2025, ndërsa aktiviteti ekonomikë ka rënë në vlera minimale.
Kompania Mirsidali është një tjetër shoqëri, ku Josif Gorrea ka pasur aksione dhe investime. Kompania Mirsidali u krijua në vitin 2009 nga dy shtetas Italian, dhe shtetasja Marsida Gorea, vajza e Arqile Goresë. Kjo shoqëri kishte si objekt të zgjeruar veprimtarie duke përfshirë fushën e ndërtimit dhe atë të mjekësisë, ndërsa kapitali I saj ishte prej 15 mln lekësh. Në vitin 2013 bëhet aksioner në këtë kompani edhe Josif Gorrea, i cili blen 30% të aksioneve në vlerën e 450 mijë lekëve. Cuditërisht kompania nuk deklaron asnjë të ardhur, pasi në bilancet e dorëzuara deri në vitin 2016 Mirsidali deklaron zero të ardhura. Madje, pas vitit 2016 kompania nuk ka asnjë të dhënë në qendrën kombëtare të biznesit, ndërsa nuk ka deklaruar as nëse statusi saj është pasiv apo aktiv.
Këto janë kompanitë e kontrolluara nga Josif Gorrea, kryebashkiaku aktual i Divjakës. Transaksione të dyshimta financiare, me prestanome që përdoren sipas nevojës së shqiptaro-suedezit nga Divjaka, Josif Gorrea. Ju treguam se si një kryetar bashkie, I ardhur në pushtet nga bota e biznesit me lobim dhe mbështetje politike direkte të Edi Ramës, ka kthyer në monopol duke kontrolluar të gjithë zinxhirin bujqësor në Divjakë. Fidanishte, magazinë për shitje plehrash e pesticidesh e deri te pika grumbullimi, në mënyrë që fermerët që rropaten arave të Divjakës, paratë që nxjerrin nga bujqësia t`I çojnë për pasurimin e Josif Gorresë.
Dhe pikërisht, ndonëse në letra nga disa kompani ka hequr dorë, e në disa vijon të jetë aksioner pavarësisht se është kryebashkiak iDivjakës, Josif Gorrea e ka dëshmuar edhe pas periudhës si i zgjedhur, se pronari faktik I këtyre kompanive është vet ai. Ndaj, teksa ILDKPI e kaloi thjesht me një gjobë fshehjen e pasurisë nga Josif Gorrea, i mbetet detyrë SPAK që të hetojë 12 milionë domatet, më falni milionat e fshehta të Josifit.
Natën e mirë.