Netanyahu: Hezbollahu nuk përfshihet në armëpushim, Izraeli do të vazhdojë sulmet
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se armëpushimi i përkohshëm nuk përfshin Hezbollahun në Liban, duke theksuar se operacionet ushtarake ndaj tij do të vijojnë.
Në një deklaratë të dhënë në hebraisht, Netanyahu u shpreh se Izraeli është i gatshëm të rifillojë konfliktin edhe me Iranin “nëse kërkohet”, duke nënvizuar se vendi mbetet në gatishmëri të plotë ushtarake.
Pas sulmeve të raportuara në Liban gjatë ditës së sotme, ai deklaroi se armëpushimi nuk zbatohet për Hezbollahun dhe se goditjet ndaj këtij grupi do të vazhdojnë me intensitet. Sipas tij, sulmet e fundit kanë qenë ndër më të fuqishmet, me rreth 100 objektiva të goditur brenda 10 minutave.
Netanyahu gjithashtu tha se marrëveshja për armëpushimin e arritur të martën në mbrëmje është bërë në koordinim me Izraelin, duke mohuar raportimet se vendi i tij është njoftuar në moment të fundit për këtë zhvillim./BBC