Skandali i ambasadorit të Maqedonisë, shkakton aksident në mes të Moskës si pasojë e alkoolit

 

Një incident ka ndodhur në rrugët e Moskës me protagonist Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Nenad Kolev.

Janë mediat serbe ato që kanë bërë publik skandalin, ku tregohet Ambasadori i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Incidenti ndodhi pas pirjes së tepërt të alkoolit në një kafene, nga e cila diplomati i NATO-s doli i paqëndrueshëm dhe duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e këtij aksidenti Ambasadori i Maqedonisë së Veriut u detyrua të dilte nga makina e tij por kamerat kapën gjendjen jashtëzakonisht të lodhur të diplomatit, ndërsa ai përpiqej të ruante ekuilibrin duke u mbështetur në karrocerinë e makinës.

Mediat serbe kanë ironizuar duke thënë:

‘Kur shtetet dhe ambasadat drejtohen nga njerëz që nuk i binden më rregullave normale, të flasësh për paqe dhe bashkëpunim është e kotë. Ne të gjithë jemi bërë pengje të një loje të madhe, të dehur dhe të padisiplinuar’.