VIDEO/ ‘Gjendja e fermerëve me keqe se në 1990’, biznesmeni: Nga rënia e euros humba 1.4 mln
Biznesmeni i bimëve medicinale, Filip Gjoka, ka dhënë alarmin për situatën e rënduar të sektorit bujqësor në Shqipëri, gjatë një interviste në emisionin Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV.
Sipas Gjokës, fermerët, grumbulluesit, përpunuesit dhe eksportuesit ndodhen në një krizë më të thellë se ajo e viteve ’90, duke e cilësuar situatën aktuale si më të rëndën që nga periudha e tranzicionit.
Gjoka theksoi se rritja e kostove të prodhimit, çmimet e larta të inputeve dhe konkurrenca nga importet po godasin drejtpërdrejt prodhimin vendas dhe konsumatorët. Ai solli si shembull faktin se Shqipëria dikur eksportonte herët produkte bujqësore në tregjet europiane, ndërsa sot kjo aftësi është dobësuar ndjeshëm.
Një tjetër shqetësim madhor, sipas tij, është kursi i këmbimit, i cili ka sjellë humbje të mëdha për bizneset eksportuese. Ai shtoi se kjo situatë e bën të vështirë edhe rritjen e pagave për punonjësit, pavarësisht presionit për rritje të tyre.
‘Tani, situata aktuale që është sot e fermerëve, e grumbulluesve, e përpunuesve dhe e eksportuesve, është në një gjendje më të keqe se ka qenë që nga viti 1990. Deri vit që ne bëmë tranzicionin. Është me paramendim të caktuar që me diturimin e këtyre njerëzve t'i braktisin serat t'i braktisin fermat dhe sot po t'i shohim nëpër vende kanë ngelur vetëm mosha e tretë, sepse të rinjtë nuk mund ta marrin përsipër të shkojë e të vuajë me babën e vet apo me nënën e vet duke punuar në atë serrë.
Rritja e kostove të prodhimit, të inputeve, futja e mallrave të import nga jashtë, është direkt goditje dhe për fermerët, që është goditje shumë e madhe, por është dhe për konsumatorët tanë. Shqipëria, dikur, që në muajin mars, hapshim tregjet në Gjermani dhe në vende të tjera me domate që dilshim të shpejta, sepse kishim fermat që punojnë. Nuk e jepnin fermerëve naftën me 1.000 ALL, por ma jep peshkaqenit, peshkut dhe peshkaqenit, si del duke u bërë shou nëpër, shajnë dhe opozitën nëpër vende.
Që në komisionet parlamentare, që në parlament, e shkatërrojnë prodhimin vendas, që këta njerëz nga një zyre moderne, jo më vesh çizmet e me shku me u fut në ara atje te prodhimi, thotë të sjellë import nga jashtë.
Ne kemi bimët medicinale, të cilat edhe ne jemi të prekur sepse 46% të gjitha shitjeve janë për tregun amerikan dhe janë me dollarë, dhe pjesa tjetër rreth 56% janë me euro. Kemi 30 kosto, të cilat janë të gjitha me lekë.
Euro na ka vrarë. Domethënë që të themi ne, unë mund të po them pa përmend emra, 80% vetëm nga kursi ka qenë humbja sa është bërë, se aq shumë. Për vitin 2024, për vitin 2025, vetëm unë si kompani po flas, janë rreth 1.4 miliardë lekë, të cilët mungojnë në kompani. Çfarë do të thotë?
Se për import, për prodhim vendas, çdo kosto e kanë në lekë. Shitjen e kanë në dollarë ose në euro. Blerja është me lekë. Çdo gjë është me lekë. Pagat, tani unë jam përgjegjës. Ne kemi qenë në volumin e pagave. Po nuk mund të dalësh ti me një trënë lapsi aty edhe thua unë do rriti pagat t'i çoj në atë nivel.
Ti i rrite pagat, po çfarë i siguron këtij subjekti? Mos e trajto njërin i nënës, tjetri i babës. Diku i jep naftën me 1.000 ALL, dikujt që ka dikë deputet apo ka ministër, apo ka format e tjera, i miraton subvencionimin. Po ky njeri që është provincial, nuk ka mundësi të vijnë në studio siç vij unë apo të shkojë diku tjetër, ku do jenë këta?
Janë drejtpërdrejtësi që i kanë hapur rrugë importit. Po të blejë sot një njeri, sot, që ble një kokërr domate, kur domatet do të ishin jo më larg se, sot fillimi i domateve, minimum 1.000-1.500 ALL për kile. Bile është shumë’, theksoi ndër të tjera biznesmeni Filip Gjoka në SYRI TV.