Tela: Çmimet e karburantit janë të deformuara, bordi po mban tregun në nivele të larta
Gazetari Andi Tela, në studion e ‘Task Forcë’ në SYRI TV me moderatore Sonila Meço, analizoi situatën e çmimeve të karburantit në vend, duke theksuar se ndërhyrjet aktuale nuk po reflektojnë një treg të lirë dhe konkurrues.
Ai u shpreh se projektligji kërkon kohë për t’u shqyrtuar, ndërsa krahasoi masat e ndërmarra nga Shqipëria me ato të vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, të cilat sipas tij kanë reaguar me politika emergjente për të përballuar krizën.
Andi Tela: Duhet parë projektligji, do një farë kohe që të kalojë në komision. Nuk është përplasje. Ata mund të shohin, çdo veprim të shtetit që na rrethon këtu në rajon, shohin dhe veprimet që bëjnë shtetet e BE-së, pra ku do të hyjnë. Çdo shtet, publikisht çdo kryeministër ka dalë dhe ka thënë: do bëjmë, do bëjmë kartën në Greqi për çdo individ që harxhon karburantin do ketë kartën që do kompensohet. Italia ka ulur akcizës, pra çdo vend i rajonit ka veprime emergjente sepse kriza po ndodh tani.
Për çdo propozime që i bën qeverisë në lidhje me këtë bordin. Pra ti sheh atë çmimin e përcaktuar 220 Lekë, le të themi. Ky duhet të ishte praktikisht çmimi tavan në një treg normal. Dakord? Sepse konkurenca mes kompanive do bënte që njëra prej tyre ta kishte 119, 118 ndoshta. Por ti ke 200, në çdo pikë karburanti ti e ke 220 çmimin e këtij karburanti që na e sjell dhe pastaj ke një karburant tjetër që ta thonë ky është karburanti grek, është më cilësor, dhe ai është 230, 235.