Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me një vendim lidhur me kërkesën e  ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’.

Meta kërkoi nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë.

Ai ndodhet i izoluar që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura ndaj tij nga SPAK.

Ndërkohë më datë 27 prill në orën 11:00 do të mbahet seanca e parë në themel në GJKKO për Metën dhe 4 të pandehurit e tjerë.