Berisha: Shqipëria ngeci sërish në procesin e IBAR. Shqiptarët në 17 prill do të mbrojnë ëndrrën europiane

Kreu i Partisë Demokratike u ndal edhe tek bllokimi i rradhës që vendet e Bashkimit Europian, i bënë raportit IBAR, i cili është kyç në procesin e integrimit të vendit dhe theksoi se me protestën e 17 prillit shqiptarët do të mbrojnë projektin e ëndrrës europiane.

Para deputetëve të Grupit PD, Sali Berisha tha se ndërsa Shqipëria veçohet për shkak të vjedhjeve, Lubisë dhe Lindave të AKSHI-t, Rama nxjerr zëdhënësat e tij të thotë, që Shqipëria është para Malit të Zi, ndërkohë që Mali i Zi u votua pozitivisht, unanimisht që në fillim të Marsit. 

 

Deklarata e plotë:

Dua të ju informoj se, procesi i vlerësimit të IBAR mbeti në klasë edhe dje. Pra Këshilli i Ambasadorëve që shqyrton këtë raport, që ka të bëjë me zbatimin e themeleve, gjërave themelore, shtetit ligjor dhe luftës ndaj korrupsionit, çdo javë mbetet në klasë.
Çdo javë shtohen vendet që e kundërshtojnë.

Pra, Shqipëria për shkak të vjedhjeve të Ramës, Lubisë dhe Lindave të AKSHI-t, veçohet dhe ai nxjerr zëdhënësat e tij të thotë, që Shqipëria është para Malit të Zi, ndërkohë që Mali i Zi u votua pozitivisht, unanimisht që në fillim të Marsit. 

A do pranojnë shqiptarët që fatin e tyre ta përcaktojnë vjedhjet e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut? Unë nuk besoj kurrë.
Ndaj dhe data 17 është dita e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, për të cilët ëndrra Europiane është projekti i jetës së tyre, familjes së tyre, fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre.
Faleminderit!