Policia e burgjeve/ Kontroll blic në qelitë e Veliajt dhe Beqajt në Durrës

Janë zhvilluar kontrolle në burgun e Durrësit për pajisje celulare. Pjesë e këtij “vëzhgimi” të hollësishëm kanë qenë edhe qelitë e ‘vipave’.

Kontrolli është bërë nga forcat operacionale të burgjeve.

Janë ushtruar kontrolle të imtësishme edhe në qelitë e Erion Veliajt, Ilir Beqajt dhe Aurel Zarkës.

Gazetari i Syri tv Fajton Gjinaj mëson se gjatë kontrolleve në burgun e Durrësit është gjetur një aparat celular në godinën tjetër, jo në atë ku janë akomoduar ish-zyrtarët në konflikt me ligjin.

Aparati celular ishte fshehur në tualet, nuk dihet kush e ka poseduar.