'Post partum' edhe për meshkujt
Shëndeti mendor i baballarëve mund të pësojë luhatje të mëdha pas lindjes së fëmijës. Pra, depresioni post partum nuk është vetëm për nënat, por tashmë një studim i publikuar në Jama Network Open konfirmon se edhe shëndeti mendor i meshkujve përkeqësohet brenda vitit të parë të jetës së bebes, me një shtim të konsiderueshëm të diagnozave të depresionit e shqetësimeve të lidhura me stresin.
Kërkuesit kanë vëzhguar mbi një milion baballarë suedezë ndër vitet 2003–2021, duke monitoruar frekuencën me të cilën meshkujt diagnostikoheshin me një patologji psikiatrike. Rezultatet tregojnë se rritja e rasteve me depresion dhe stres të fortë rritej me 30% pas lindjes së fëmijës, dhe shkaqet kryesore janë rënia e cilësisë së gjumit dhe marrëdhënia me partneren, që pëson ndryshime të mëdha.
Sipas ekipit kërkimor, studimi bazohet vetëm në diagnoza klinike, pra raste vërtet të rënda, dhe mendohet se numri i baballarëve me shqetësime edhe më të lehta të jetë shumë herë më i lartë.
Pra, vëmendje duhet jo vetëm për nënën dhe shëndetin mendor të saj pas lindjes së fëmijës, por edhe për baballarët, pasi mirëqenia e tyre është mjaft e rëndësishme për mbarëvajtjen e familjes.