SYRI TV/ Elbasan, rriten rastet me HIV – AIDS, gjatë 2025-ës, 12 raste të reja

Në Elbasan rastet me HIV/AIDS kanë shënuar rritje këtë vit. Gjatë 2025-ës janë konfirmuar 12 raste të reja të personave HIV pozitiv, ndërsa në total aktualisht rezultojnë 136 persona të prekur. Numrin më të lartë të të prekurve e mbajnë meshkujt, ndërsa mënyra kryesore e transmetimit mbeten marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.

Syri tv

Rastet me HIV në Elbasan kanë shënuar rritje këtë vit. Vetëm gjatë vitit 2025 janë konfirmuar 12 raste të reja të personave HIV pozitiv, krahasuar me 9 raste të regjistruara gjate vitit 2024. Përgjegjësja e Zyrës së Këshillimit, Elena Bibaja, thekson se mënyra kryesore e transmetimit mbeten marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, ndërsa meshkujt përbëjnë numrin më të lartë të të prekurve ndër vite në qarkun e Elbasanit.

Përveç transmetimit përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, një përqindje e konsiderueshme e rasteve të këtij viti lidhet me marrëdhëniet homoseksuale, si dhe me përdorimin e shiringave për injektimin e lëndëve narkotike. Nga ana tjetër sfida kryesore mbetet mungesa e kryerjes se testeve në kohë.

Aktualisht, në Elbasan rezultojnë 136 persona të diagnostikuar me HIV/AIDS, prej të cilëve 53 janë femra dhe 83 meshkuj, ndërkohë që gjatë vitit 2024 në total numri i të prekurve ishte 124.