SYRI TV/ Fermerët e Myzeqesë drejt falimentimit, shkak çmimi i naftës dhe plehrave kimike: Nuk kemi subvencione
Fermerët e Myzeqesë po shkojnë drejt falimentimit. Shkak është rritja e çmimit te naftës dhe të plehrave kimike. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi nëse nuk marrin tokat do të jenë djerre.
Syri tv
Çmimi i lartë i naftës dhe njëkohësisht rritja e çmimit të plehrave dhe punimeve të shoqëruara me mungesën reale të subvencioneve nga shteti po i çojnë fermerët e Myzeqesë drejt falimentimi. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti dhe kjo situatë i detyron që te mos mbjellin kulturat që duhen në këtë sezon duke lënë pjesën më të madhe të tokave djerrë
Sakaq, prodhimi i pritshëm nga kulturat e mbjella do të jetë të paktën 40% më i shtrenjtë për fermerët që kanë investuar në këtë sektor, ndërsa shitjet e tyre janë të kushtëzuara nga produktet që vijnë nga importi dhe shumë herë më të lira sesa të vendit.