SYRI TV/ Rama takim me mjekët e spitalit rajonal të lezhës, njofton decentralizim të onkologjikut
Kryemistri Edi Rama paralajmëroi decentralizimin e onkologjikut dhe vendosjen e shërbimit të kimioterapisë ditore në qytetet e tjera, por pa shpjeguar se si do të realizohet kjo gjë në kushtet kur barnat janë të centralizuara në farmacitë e qsut dhe mungojnë mjeket e kualifikuar. Gjatë takimit me mjeket në spitalin rajonal të Lezhës, Rama njoftoi edhe vendosjen e tarifave për turistët që do përballen me emergjenca mjekësore gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Syri tv
Teksa spitali onkologjik prej vitesh përballet me mungese te medikamenteve për të sëmurët me kancer dhe me mungese te pajisjeve jetike për trajtimin e tyre, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar decentralizimin e këtij shërbimi edhe ne spitale te tjera te vendit. deklarata u be gjate nje takimi qe kryeministri Rama zhvilloi me mjeket e spitalit rajonal te Lezhës ku paralajmëroi rindërtimin e pavionit të kimioterapisë ditore.
Por as Rama, as ministrja e shëndetësisë Evis Sala nuk paraqitën asnjë plan konkret se si do te realizohet kimioterapia ditorë qe nga centralizmi i barnave te cilat jepen vetëm nga farmacia ne QSUT e po ashtu mungesën e personalit të kualifikuar mjekësor për trajtimin e efekteve te mundshme anësore me të cilat mund te përballen pacientët pas marrjes se krimoterapisë.
Gjate këtij takimi Kryeministri njoftoi edhe vendosjen e tarifave për turistët që përballen me emergjenca mjekësore gjatë pushimeve në Shqipëri.