VIDEO - Frikë për sulme me eksploziv/ Qeni i Gardës kontrollon ambientet e jashtme të SPAK

Frika për sulme me eksploziv në ambientet e SPAK, ka nxjerrë personelin e Gardës së Republikës, të patrullojë me qen nuhatës oborrin e jashtëm të godinës së prokurorisë së Posaçme.

Nga pamjet filmike të siguruara nga Syri, duket një efektiv i gardës që shoqëron qenin për inspektimin e ambienteve, ndërsa shefi i sigurisë së Gardës së Republikës në SPAK, bisedon në telefon.