Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese
Papa Leone XIV ka mirëpritur dakordësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të arritur një armëpushim dy javor pas sulmeve të vazhdueshme.
“E mirëpres njoftimin e një armëpushimi të menjëhershëm dyjavor”, tha Papa në audiencën e përgjithshme, duke folur për marrëveshjen e arritur, duke se është një shenjë shprese e gjallë për një paqe më të qëndrueshme.
Kujtojmë që presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi armëpushimin pasi kërcënoi Iranin duke thënë se do të shfarosë një qytetërim brenda natës më pak se dy orë para ultimatumit për arritjen e një marrëveshjeje.
“Bazuar në bisedat me kryeministrin Shehbaz Sharif dhe marshallin e ushtrisë Asim Munir të Pakistanit, gjatë të cilave ata kërkuan ndalimin e forcës shkatërruese që do të dërgohej në Iran sonte, dhe në varësi të marrëveshjes së Republikës Islamike të Iranit për rihapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit, unë pajtohem të pezulloj bombardimet dhe sulmet kundër Iranit për një periudhë dy-javore. Ky do të jetë një armëpushim i ndërsjellë!”, shkroi Presidenti Trump në Social Truth.
Sipas burimeve të Neë York Times, “po”-ja e Iranit ndaj propozimit u miratua drejtpërdrejt nga Udhëheqësi i ri Suprem, Mojtaba Khamenei. Sipas gazetës, ndërhyrja e Kinës ishte gjithashtu vendimtare. Bisedimet janë planifikuar të fillojnë të premten, më 10 prill, në Islamabad të Pakistanit.