Sarandë/ Eksploziv banesës private, dëme materiale në murin rrethues

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një banesë private në Sarandë.

Lënda plasëse dyshohet të ketë shpërthyer, rreth orës 02.00 pas mesnate në fshatin Berdenesh të Sarandës.

Shpërthimi ka ndodhur ne murin rrethues të një banese private dhe është konstatuar në mëngjes nga pronarja e saj, shtetasja S. Ismailaj e cila ka njoftuar me pas policinë.

Forca policore janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit si dhe po mbledhin prova për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.