'Me këto pensione nuk e përballojmë dot muajin''/ Qytetarët fierak: Mbështesim protestën e opozitës në 17 prill

Pensionistët fierakë shprehen se po përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi të ardhurat që marrin nuk mjaftojnë për të përballuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Të kontaktuar një pjesë e madhe e tyre u shprehën se pensionet janë të ulëta dhe nuk përputhen me realitetin e tregut.

Sipas tyre, premtimet për rritje të pensioneve nuk kanë sjellë përmirësim real në jetesën e përditshme, kanë qënë mashtrime të qeverisë.

“Çmimet janë rritur shumë dhe me këto pensione nuk e mbajmë dot muajin. Fatmirësisht kemi fëmijët në emigracion që na ndihmojnë disi, përndryshe do të ishte e pamundur,” u shprehën disa prej pensionistëve.