‘Ku janë yjet?’- NASA i kthen përgjigjen epike shqiptarit nga Kosova për fotot e Tokës nga misioni Artemis II
Nexhi Krasniqi nga Kosova ka kontestuar fotografitë e planerit Tokë që janë shkrepur prej Hënës nga misioni Artemis II.
Ndërsa NASA në profilin e saj në Facebook ka publikuar fotografitë epike që i ka realizuar ekuipazhi i Artemis II, shqiptari me emrin Nexhi Krasniqi i ka kontestuar ato.
Në një koment në statusin e NASA-s, ai ka pyetur se pse në këto fotografi nuk po duket yjet.
Sipas tij, këto fotografi janë bërë me inteligjencë artificiale.
“Pse nuk po duken yjet nga kjo pozitë? Dyshoj që është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, ka shkruar Krasniqi.
Çuditërisht këtij komenti i është përgjigjur NASA, duke i shpjeguar se pse në këto fotografi nuk duken yjet.
“Nuk mund të shohim yje në këto imazhe, sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë më shumë dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të skenës”, i është përgjigjur NASA.