Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren në kokë- Policia indentifikon pronarin, e procedon në gjendje të lirë

Referuar ngjarjes së një dite më parë, ku një qen i llojit pitbull kafshoi në pjesën e kokës një fëmijë 4-vjeçar, burimet nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se pronari i kafshës është identifikuar.

Burime bëjnë me dije se ai është një 87-vjeçar i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë pas indentifikimit të policisë.

I pyetur për rastin, i moshuari thotë se pitbullin e mbante të lidhur në banesë, por ky i fundit ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë saj duke shkaktuar rastin e rëndë.

Materialet proceduriale janë referuar në prokurori, e cila do të japë dhe verdiktin final për këtë ngjarje.