Ultimatumi i Trump lë ‘pa gjumë’ Lindjen e Mesme / Ministri i Jashtëm i Pakistanit zhvillon telefonata urgjente

Ministria e Jashtme pakistaneze zhvillon telefonata vonë natën me palët e interesuara rajonale

Është pak pas orës 3 të mëngjesit në Islamabad dhe Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, është ende zgjuar, duke telefonuar palët e interesuara rajonale në një ‘ngut’ diplomatik, ndërsa afron afati i fundit i orës 8 të mbrëmjes i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. 

Ministria e Jashtme pakistaneze ka lëshuar deklarata mbi telefonatat midis Dar dhe ministrave të jashtëm të Egjiptit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Marokut në lidhje me "situatën rajonale në zhvillim". 

Pakistani ka shërbyer si ndërmjetës midis SHBA-së dhe Iranit në javët e fundit. Në një postim të mëparshëm në X, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif bëri thirrje për një armëpushim dyjavor për të "lejuar diplomacinë të arrijë një zgjidhje përfundimtare të luftës".

Ai gjithashtu i ka kërkuar Trump të zgjasë afatin e tij me dy javë, duke propozuar që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit gjatë asaj periudhe dyjavore. 

Një burim rajonal i tha CNN se "priten disa lajme të mira nga të dyja palët së shpejti", duke shtuar se një marrëveshje pritet të mbyllet sonte.

Nga ana e tij, Trump i tha Fox News se Sharif është një “njeri i respektuar” dhe së shpejti do të informohet plotësisht mbi propozimin e tij, duke shtuar se negociatat janë “të nxehta”, por nuk dha më shumë detaje.