'Jeta jonë u shkërmoq...'/ Rrëfimi në 'A SHOW': Erjon Zaloshnja mes artit, familjes dhe sakrificës
I ftuar në emisionin 'A Show' në Syri TV, përballë moderatorit Adi Krasta, artisti i njohur Erjon Zaloshnja ndau një rrëfim të sinqertë dhe emocional mbi jetën e tij artistike dhe personale.
Gjatë bisedës në studio, Krasta ndaloi te tema e guximit dhe sfidave në shoqërinë shqiptare, duke theksuar se shpesh “trimëria kërkon një dozë çmendurie”, ndërsa Zaloshnja e pasoi këtë reflektim me humor.
Duke folur për origjinën e tij familjare, Zaloshnja u shpreh se është një “amalgamë” mes Elbasan dhe Skrapar, duke nënvizuar ndikimin e dy kulturave në formimin e tij si artist dhe si njeri. Ai pranoi se karakteri i tij është “aq i prerë sa duhet për një artist”, duke shtuar se çdo ekstrem do ta çonte drejt dështimit.
Në vijim të intervistës, kompozitori foli edhe për sukseset dhe vlerësimet në karrierë, por me një ton modest, duke i cilësuar disa prej tyre si “rastësi”, ndërsa pranoi se në kohët e fundit është përballur me 'konkurrencë' të fortë nga kolegët.
Momenti më prekës i intervistës erdhi kur Zaloshnja ndau historinë e babait të tij. Ai e përshkroi atë si një figurë me integritet të lartë moral dhe shtyllë të familjes, i cili prej një ishemie të pësuar 10 vite më parë, përballet me një gjendje të rënduar shëndetësore, përfshirë vështirësi serioze në komunikim.
“Është një mendje brilante e mbyllur brenda trupit,” u shpreh artisti, duke treguar se babai komunikon përmes shenjave që vetëm familjarët i kuptojnë.
Në këtë rrëfim, Zaloshnja vlerësoi edhe rolin e nënës së tij, të cilën e cilësoi si “heroina e vërtetë”, për përkushtimin dhe sakrificën e përditshme ndaj bashkëshortit.
Intervista preku gjithashtu marrëdhënien e tij me motrën, të cilën e përshkroi si një lidhje të fortë, mes dashurisë dhe përplasjeve karakteriale, por thelbësore në jetën e tij.
Biseda në studio:
Krasta: Të shikojmë foton e parë. Në rrethanat kur njerëzit që të kenë trimëri Eri, duhet të kenë një konstante çmendurie duke marrë parasysh që mund të ngelen pa bukë. Kudoqoftë ku gjej pak trimëri, kam një ekzaltim. Them, më duket sikur ky vend nuk ka përfunduar akoma.
Është si puna e asaj shprehjes që i vuri dhe rock and roll-i, gozhda e fundit tha, u ngul në rock and roll dhe ne themi gozhda e fundit ju ngul Shqipërisë. Por, ne e kemi thënë, do dalim lugatë edhe nuk do ta lëmë që të mbyllet kapaku.
Krasta: Këta janë Zalloshnjat.
Zaloshnja: Këta janë.
Zaloshnja: Në fakt janë Matraxhi dhe Zalloshnja.
Krasta: Janë Matraxhi dhe Zalloshnja. Zaloshnja: Si me thënë Elbasan dhe
Krasta: Elbasan dhe Skrapar. Shyqyr që ka Elbasan në mes, butësi, ëmbëlsi, bukuri.
Krasta: Ka, ka qenë zoti Zalloshnja i prerë?
Zaloshnja: Unë besoj se jam një amalgamë e mirë e të dy palëve. Jam i prerë aq sa duhet për një artist. Edhe pak më i prerë po të isha, do isha një artist i dështuar, në mos jam.
Krasta: Ti e para, ke bërë këngë të jashtëzakonshme dhe ta ke marrë çmime shumë të rëndësishme.
Zaloshnja: Mund të kenë qenë rastësi, se këto herët e fundit më kanë nxjerrë fishek jashtë nga konkurrimi, kolegët tanë të dashur.
Krasta: Po. Welcome in club.
Zaloshnja: Welcome in club, yeah.
Krasta: Welcome in club. Jetojnë të dy?
Zaloshnja: Jetojnë të dy.
Krasta: Po shohin sot?
Zaloshnja: Babai, është jurist, është domethënë një burrë me integritet shumë të lartë moral. Dhe prej tij i kam të gjitha këto difekte që kam sot. Noter, avokat, njeri i fjalës, intelektual i shumë i mirë, me rreth fantastik miqësor dhe me respekt të madh ndaj tij, me çka kam përjetuar unë nga, kur përmendet emri i babait tim. Me një fatkeqësi të madhe 10 vjet përpara, pësoi një ishemi dhe prandaj e shohim me atë patericën në dorë.
Ku jeta jonë familjare u shemb, u shkërmoq. Babai ishte, kuptohet, ishte vitali, trungu, trungu kryesor i padiskutueshëm, lisi i familjes. Ashtu autoritar, skrapali, por shumë i drejtë ama, dhe i rreptë kur, edhe kundër vetes. Kjo, kjo sëmundje e goditi në pjesën e tij më të, më delikate, tek e folura, përveç se nuk diskutohet se këmbat, dora, burri del edhe me një këmbë e me një dorë, zvarrë, ecën përpara. Po pa gojën, është shumë e vështirë për një burrë elokuent si ky.
Krasta: E zbuti artificialisht si goditje? E bëri më të ndjeshëm, e bëri më vulnerabël?
Patjetër që e zbut, sepse përballet me një anë të padrejtë të jetës, ku i duhet që të qëndrojë i mbyllur brenda kafazit të trupit të tij, për mos u shprehur dot më, deri në fund të jetës.
Vazhdon të komunikojë me shenja, të cilat vetëm ne të familjes i marrim vesh, kupton, është një afazi goxha e avancuar. Domethënë është një gjendje shëndetësore ku krijesa intelektuale është e mbyllur brenda fizikut dhe nuk i përgjigjet dot mendja, gojës dhe edhe veshit.
Krasta: E pranon ai trajtimin e veçantë ku ka elemente të trajtimit të një fëmije në një kuptim? Se kështu bëhen baballarët.
Zaloshnja: Ai tani ka ndihmën 24 orë të mamasë, e cila në këtë rast është heroina e vërtetë. Ajo vuan, por është nga ato lloj mamash që jo vetëm fëmijët, po burrin dhe çdo njeri që ka rreth vetes e ka më të shtrenjtë dhe më të shenjtë se veten. Kështu që ajo është gati të shkojë deri në sakrificë sublime për babain tim. Dhe e bën përditë këtë gjë.
Krasta: Një përqafim të madh për të dy zotërinjtë Zalloshnja. Me këtë djalë që keni bërë, po edhe me vajzën për të cilën do flasim mbas vetëm shumë pak minutash, e keni kryer një mision të jashtëzakonshëm. Shohim bashkë një foto tjetër dhe ja ku jemi tek... Shiko, motrat janë, edhe vëllezërit janë. Motrat janë një institucion shumë i veçantë. Ti, Ilda është motra jote, unë kam një motër Junën. Duket sikur motrave nuk, në një kuptim, patterni, pra ajo konstruksioni, nuk ja u lejon sadopak që të mërziten me vëllezërit që i kanë pak si si të luajtur mendsh.
Zaloshnja: Duke qenë se ne jemi skrapali, këtë patternin e prishim herë pas here. Kështu që, kështu që ne tentojmë ndonjëherë të jemi edhe të hidhur me njëri-tjetrin, të dy palët.
Krasta: Shiko, ajo është faqe e drejtpërdrejtë, e fortë.
Zaloshnja: Ajo është po aq skrapalie sa edhe unë dhe po aq elbasanllie sa edhe unë. Jemi të dy në momentet kur zbutemi, kur i themi shpirtërisht, zbutemi fare dhe bëhemi kështu mjaltë komplet. Por në momentet kur na del, ky të dy e kemi damar këtu në ballë, kur na del ai, nuk hapim rrugë, bëhemi të dy as dashi as dele, as dem as dash, po bëhemi të dy dem e dash, kokë më kokë. Kjo është motra që nuk e di si jeta ime si mund të ishte pa këtë motër. Shkojmë në një foto tjetër. Shkojmë në një foto.
Krasta: Po ka diçka interesante te kjo foto. Unë, thashë ta trajtonim me gradualitet atë që ti do që ta ta djegësh që tani nga pikëpamja e montazhit.
Zaloshnja: Jo, është shumë, ka një, ka një person aty në sfond. Ai që bën me gisht. E njeh se kush është? Nuk duhet t'i kërkoj kaq shumë. Krasta: Ti njerëzve me syze nuk duhet t'i kërkojë kaq shumë, që i kërkon shumë. Zaloshnja: Ti i vë në siklet, nuk duhet t'i vësh në siklet.
Krasta: Po, po.
Zaloshnja: E ke pasur në jurinë e Etheve të së Premtes Mbrëma. Kristi?
Krasta: Domethënë, shumë pak vjet që nuk e kontrolloj Kristi Popën, ai paska ndryshuar katër cipërisht.
Zaloshnja: Duhet t'i fusësh një çek, është borxhi i Skënderbeut. Domethënë, i kam çuar disa foto të Skënderbeut, janë ato gravurat e vjetra, është ai, është një monedhë me ato shkronjat... Është Kristi.
Krasta: Kristi Popën e mbaj mend në një rrethanë spektakolare, pothuaj teatrale. Na kishte ftuar në Gllogjan, kryeministri i kohës, ose ndoshta deputet në atë kohë ka qenë mbase...