Ndërsa afron skadimi i ultimatumit, Trump lë ende hapsirë për diplomacinë: Jemi në negociata të nxehta
Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij është në mes të bisedimeve të vështira për shkak të një afati kohor me Iranin, në të cilin ai ka kërcënuar se do të shënjestrojë infrastrukturën energjetike të vendit.
"Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë Popullin e Madh të Iranit!", ishte paralajmërimi më i ashpër që presidenti i SHBA-ve ka adresuar deri më tani ndaj regjimit iranian.
Të martën, Trump refuzoi të shjegonte më tej situatën. Por gjatë një pyetje të drejtuar nga Fox News presidenti ka theksuar se negociatat diplomatike, 'të nxehta' me iranin vijojnë.
"Nuk mund t'ju them, sepse tani për tani jemi në negociata të nxehta", tha ai për Fox News.