", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/07/auto_Screenshot_201775586372.jpg", "width": 900, "height": 505 } }

Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me disa fotografi provokuese nga pushimet luksoze në Turks and Caicos.

Artistja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, ku shfaqet e veshur me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj të bujshme trupore dhe atmosferën relaksuese të pushimeve tropikale.

“Me varrosni në Turks”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, duke lënë të kuptohet se po e shijon maksimalisht këtë destinacion luksoz.

Përveç momenteve nga pushimet, Rexha po shijon edhe suksesin e projekteve të saj më të reja muzikore. Katër këngët e para të albumit të saj në ardhje, Dirty Blonde, tashmë janë publikuar dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Bëhet fjalë për këngët I Like You Better Than Me, Çike Çike, New Religion dhe Hysteria, të cilat kanë grumbulluar reagime pozitive dhe interes të madh nga fansat në mbarë botën.

Albumi i plotë pritet të publikohet më 12 qershor, ndërsa deri atëherë këngëtarja duket se po kombinon në mënyrë perfekte suksesin profesional me pushimet luksoze në Karaibe. /Telegrafi


View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)