Po kërkonin vezët e Pashkëve gjatë një aktiviteti, familja zbulon mbetje njerëzore! Nisin hetimet në Los Angeles
Zbulimi i një kafke njerëzore gjatë një “gjuetie” vezësh të Pashkëve pranë Los Angeles ka bërë që autoritetet të nisin një hetim.
Rasti u zbulua rreth orës 5 të pasdites të dielën nga një familje në DeForest Park në Long Beach, Kaliforni. Policia e Long Beach konfirmoi se mbetjet janë konfirmuar si njerëzore.
Ai shtoi se zyra e mjekut ligjor do të drejtojë hetimin. Banorët vendas shprehën tronditje nga zbulimi i cili ndodhi gjatë një aktiviteti tradicional për fëmijë.
Zbulimi i së dielës vjen pas një njoftimi të kohëve të fundit nga departamenti i sherifit të qarkut Sonoma të Kalifornisë, i cili konfirmon se mbetjet njerëzore të zbuluara në një plazh në vitin 2022 i përkisnin një bankieri të zhdukur, i parë për herë të fundit në vitin 1999.