Vetoja e Kinës dhe Rusisë bllokon rezolutën e OKB-së për mbrojtjen e lundrimit të anijeve në Hormuz
Kina dhe Rusia bllokuan të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë të paraqitur nga Bahrejni, e cila synonte të inkurajonte shtetet të bashkërendonin përpjekjet për mbrojtjen e lundrimit komercial në Ngushticën e Hormuzit.
Në votimin e zhvilluar në organin me 15 anëtarë, 11 vende votuan në favor të rezolutës, dy abstenuan, ndërsa Kina dhe Rusia votuan kundër, duke përdorur të drejtën e vetos, raportoi agjencia e lajmeve ‘Reuters’.
Si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Kina dhe Rusia kanë fuqinë për të bllokuar çdo rezolutë përmes vetos, edhe në rastet kur shumica e vendeve e mbështet atë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Bahrejnit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani, deklaroi para Këshillit se ‘draft-rezoluta nuk është miratuar për shkak të votës negative të një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit’.