'Balluku po shantazhon organet e drejtësisë'/ Kalaja: SPAK i ndarë në kampe mes Ramës e Ballukut, lobojnë kundër njëri-tjetrit
E ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se SPAK-u nuk po vepron në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha dosjeve dhe se balancat brenda tij janë ndryshuar në favor të figurave politike si Belinda Balluku.
Kalaja theksoi se, ndërsa disa dosje si ajo e Belinda Ballukut kanë mbetur në stanjacion që nga 12 marsi, dosja e AKSHI-t lëviz më shpejt për shkak të implikimit të familjes së kryeministrit. Ajo shtoi se kjo tregon fuqinë shantazhuese të Ballukut në organet e drejtësisë.
Avokatja kritikoi mungesën e veprimeve hetimore për çështje të tjera si dosja e teatrit dhe trajtimin e pabarabartë të zyrtarëve politikë dhe qytetarëve të zakonshëm. Sipas saj, SPAK është ndarë në kampe dhe nuk po ruan standardet e reformës në drejtësi, duke favorizuar interesat politike mbi ligjin.
Kalaja gjithashtu theksoi se OSBE/ODIHR kishte vënë në dukje mungesën e ndarjes së qartë mes partisë dhe shtetit, duke sugjeruar se ndërhyrjet politike janë të dukshme edhe në vendimet e SPAK-ut.
Kalaja:
Po të shikoni Dallandyshe Bicin e thirrur sot, në dijeninë time ka shumë kallëzime penale ndaj Dallandyshe Bicit, por ajo thirret pikërisht për dosjen e personave të lidhur me çështjen e AKSHI-t. Dhe nëse bëjmë një krahasim midis dosjes Belinda Ballukut, e cila ka ngelur në stanjacion, jemi që në datën 12 mars dhe sot që flasim, nuk kemi asnjë veprim të ri në raport me këtë çështje, në aspektin politik, janë shumë dakord.
Për sa kohë që politikisht sot Belinda Balluku është më e fuqishme se me 12 mars, tregon qartazi që kanë ndryshuar balancat jo vetëm brenda Partisë Socialiste, në raport të shantazhit, po flasim gjithmonë për këtë lojën e shantazhit, por këto balanca kanë ndryshuar dhe brenda SPAK-ut. Dhe keqardhja më e madhe që unë ndjej, po në fakt çdo qytetar shqiptar, unë e kam edhe politikisht, edhe si qytetare, po edhe si avokate, është që sot SPAK-u përveçse nuk zbaton ligjin, është i ndarë në kampe, ku njëri kamp lobon kundra kampit tjetër.
Më konkretisht? Sepse më konkretisht, nga data 12 mars, nëse ju keni ndonjë informacion, unë tërhiqem dhe kërkoj ndjesë, madje mbaj përgjegjësi për këto që po deklaroj, nuk ka asnjë veprim hetimor, është lënë të harrohet si gjithë dosjet e tjera, se u bënë gjashtë vjet, po është futur për vitin e shtatë, dosja e teatrit.
Të gjithë thonë po dënohet Erjon Veliaj, po s'po dënohet për gjërat që ka bërë Erjon Veliaj. Po dënohet për ato urdhra që ka dhënë Edi Rama. Ndërkohë ne kemi një dosje po që lëviz me shpejtësi. Të lëvizim me shpejtësi dosja e AKSHI-t, kur ne kemi dhënë prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në dosjen e AKSHI-t është e implikuar drejtpërsëdrejti familja kryeministrore, tregon që sot Belinda Balluku është më fuqi shantazhuese në organet e drejtësisë dhe nëse janë ato kriteret e vëna nga Bashkimi Europian, në dijeninë time përpara se të flitej për emër, ka një avancim shumë të madh nga Europa se këtë radhë ato kanë folur me emra konkret, siç është rasti i Ballukut, por ato e kanë bërë një kusht të panegociueshëm, shtetin e së drejtës. Ku jemi me shtetin e së drejtës?
Tallet një kryeministër, thotë nuk ka është akuzuar për korrupsion, del dhe në mbrojtje, çfarë halli ka ky që na del në mbrojtje, na merr një të varfër si Mirlinda Karçanaj, ndërkohë që ne u vuam në dijeni vetëm para tre katër ditësh që zonja paska në posedim dhe në pronësi të saj jo më apartamente, po vila luksoze. Në zonat më të shtrenjta të jugut. Pra, unë problematikën kryesore, në këndvështrimin tim, e shikoj brenda SPAK-ut, ato videot për të cilat në fakt, fatkeqësisht, e thashë dhe herën e fundit do të jetë kjo emisioni në këtë studio, që ka një problem të madh sepse nuk kemi asnjë reagim nga ana e SPAK-ut. Tani, fakti që pranohen në heshtje, tregon se ka video edhe më të rënda për të cilat publiku nuk është i informuar akoma.
Po ju përgjigjem me një, me një pyetje unë retorike. Si mund të ketë kur Plarent Ndreca, është ende avokat. Heq kapelën e e oficerit që ka pasur në Ministri të Brendshme në raport me çështjen ku është i pandehur, heq dhe vesh atë të avokatit mbrojtës dhe sulmon prokurorët e SPAK-ut. Pra është subjekt nën hetim. Këtë problem ne nuk e kemi kërkuar, unë personalisht, unë s'e kam kërkuar asnjëherë për emra të veçantë. Por kur kemi kërkuar standartin, ky është standarti që shkelet. Kur kam kërkuar unë standartin për Irenën me disa mbiemra, jo për individin. Do iki një gjyqtare, do vijë një gjyqtare tjetër, atë vendim nuk e merr dot SPAK-u, as Adriana Kalaja nuk e merr dot. Ne kemi folur gjithmonë për standartin që duhet të na japi kjo reformë. Kush e ruan pra standartin më? Nuk e ruan më njeri. Pra, kush e shënoi ai standartin? Kush është sot?
Sot ka rënë standarti i reformës dhe sot reforma në drejtësi ne na paraqitet me fytyrën e SPAK-ut që nuk ka frikë të marri vendime konkrete për çështje nga më të ndryshmet, me fytyrën e SPAK-ut që nuk heton krimin zgjedhor në kohën që duhet ta hetonte dhe jo më kot unë vazhdoj të qëndroj opinionit tim bindës që Belinda Ballukun dhe sot pengesat tona për anëtarësim dhe për përmbylljen e kapitullit Vijnë nga ajo? Vijnë, jo, nga SPAK-u, sepse ishte mburoja që Altin Dumani dhe dumanët e tjerë të SPAK-ut i bënë mandateve të Edi Ramës, ku nuk u pa, e thotë dhe vetë raporti i OSBE/ODIHR-it, nuk dinte ku fillonte partia dhe ku mbaronte shteti.