Bushkolaj: Paratë e drogës dhe korrupsionit po forcojnë lekun, ekonomia e kriminalizuar po na lë jashtë Europe

Në studion e “Task Force” në Syri TV u diskutua për pengesat që po i bëhen procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në fokus ishte ndikimi i korrupsionit, ekonomisë kriminale dhe bllokada që i ka ngritur Edi Rama drejtësisë.

Gjatë debatit studio, gazetari Elkier Bushkolaj theksoi se korrupsioni qeveritar dhe narkotrafiku mbeten faktorët kryesorë që kanë sjellë bllokimin e Shqipërisë nga disa vende të BE-së. Sipas tij, këto fenomene po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në zhvillimet ekonomike në vend.

Një nga treguesit më domethënës, sipas Bushkolajt, është forcimi i lekut përballë euros. Ai argumenton se kjo nuk lidhet me një rritje të shëndetshme ekonomike, por me futjen në ekonomi të parave që burojnë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Këto para, theksoi ai, janë shtrirë në shumicën e sektorëve, nga ndërtimi te kultura e sporti, duke krijuar një ekonomi të kriminalizuar.

Sipas analizës së tij, një situatë e tillë nuk mund të funksionojë pa bashkëpunim ndërinstitucional, ku përmenden institucione kyçe si Banka e Shqipërisë dhe Kadastra. Ai solli si shembull edhe paraqitjen në SPAK të ish-drejtoreshës së Kadastrës për çështje që lidhen me pronat, ku ndërthuren korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Bushkolaj nënvizoi gjithashtu se vëmendja ndërkombëtare është përqendruar pikërisht te korrupsioni dhe krimi, dhe jo te çështje si mjedisi apo siguria ushqimore. Ai shtoi se edhe prioritetet e shpallura nga SHBA lidhen me luftën kundër karteleve të drogës, ndërkohë që sipas tij vihet re mungesë veprimi konkret nga drejtësia në këtë drejtim.

Bushkolaj:
Në pamje të parë, problemet mund të duken si çështje teknike, si mjedisi apo siguria ushqimore, por në fakt thelbi qëndron te korrupsioni dhe krimi i organizuar. Këta janë faktorët që mbajnë peng integrimin. Një tregues konkret është rënia e euros, e cila nuk vjen nga zhvillimi ekonomik, por nga paratë e paligjshme që qarkullojnë në ekonomi. Kjo ka sjellë një shtrirje të kriminalizimit në shumë sektorë. Për një situatë të tillë kërkohet bashkëpunim institucional, ku rol kanë struktura si Banka e Shqipërisë dhe Kadastra, sidomos në çështjet e pronave ku ndërthuren interesat kriminale dhe korruptive. Edhe ndërkombëtarët e kanë fokusin te këto probleme, ndërsa brenda vendit mungon reagimi i duhur, veçanërisht ndaj karteleve të drogës.

Ne kemi një ekonomi të kriminalizuar në palcë dhe kjo ka një arkitekt. Dhe arkitekti është në krye të qeverisë. Por që një ekonomi të kriminalizohet në të gjithë dimensionet e saj, do duhet të ketë një bashkëpunim ndërinstitucional. Këtu është Banka e Shqipërisë. Institucioni tjetër që sot po mbrohet me thonj nga kryeministri Edi Rama është Kadastra. Jo rastësisht drejtoreshën e Kadastrës e vuri përpara 83 deputetëve dhe u bërtiste Spiropalit me Zengjinen që të rrinë urtë se po flet drejtoresha e Kadastrës. Pse? Se është një institucion kyç që ka të dhëna sensitive. Sot një ish-drejtoreshë e Kadastrës u paraqit në SPAK. Dallëndyshe Bici. Nuk u paraqit në SPAK për ato aksionet e guroret e Fushë-, që po ndosin mjedisin apo te këto që po ndosin mjedisin, por u paraqit për çështje që lidhen me pronat, ku kryqëzohet krimi i organizuar dhe kryqëzohet korrupsioni. Sikurse është dosja e Akshit, që vetë SPAK-u i thotë grup i strukturuar kriminal. Këto janë elementët. Ne nuk kemi pse shohim mediat ndërkombëtare, se janë gjëra që ne i themi përditë, pavarësisht se kur na i thotë Rai 3 na duken më të mëdhaja.

E vetmja gjë që po që po e mban në stanjacion gjendjen në Shqipëri aktualisht është drejtësia. Deri tani ne po shohim një stanjacion, kur ndërkohë është e kundërta në raport me atë se çfarë na thonë ndërkombëtarët. Pra jo vetëm mediat ndërkombëtare, por dhe ndërkombëtarët. Se na del ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në prioritetin kryesor, në tre porosi që u lë shtatë ministrave të rinj, janë kartelet e drogës. Ndërkohë që këtu nga SPAK-u nuk kemi as lëvizjen më të vogël në këtë drejtim. Ore kush ua hapi portën këtyre karteleve? Ore kush ua vendosi portin në dispozicion këtyre karteleve? Se nuk e bënte dot as opozita, as ndonjë deputet i vetëm…