VIDEO/ Burimi: Shqipëria nuk i ka përmbushur kriteret për mbylljen e negociatave, BE do të presë zgjedhjet lokale
Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe aktivitetet e kryeministrit Edi Rama.
Duke u ndalur te negociatat me BE-në, Burimi theksoi se procesi është teknik dhe nuk duhet të përdoret për debat politik të momentit. Ai u shpreh se, ndonëse nuk ka një akt zyrtar për ndërprerjen e negociatave, kjo nuk do të thotë se Shqipëria është pranë mbylljes së tyre.
Sipas tij, edhe pse kapitujt e negociatave mund të hapen dhe të avancojnë, mbyllja e tyre mbetet e kushtëzuar nga përmbushja e kapitujve themelorë, konkretisht kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me shtetin e së drejtës dhe funksionimin e drejtësisë.
Ai theksoi se debati publik nuk duhet të fokusohet te ideja e ndërprerjes së negociatave, por te fakti që vendi nuk i ka përmbushur ende kriteret e Kopenhagenit, një kusht thelbësor për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
‘Rama shkoi sot dhe u fut si ku di unë, si si si pykë në një mbledhje që nuk ishte në nivelin e kryeministrit. Shkoi tek inaugurimi i një uebsajti që Evropa e ka prej jo vitesh, por prej që puna.gov.al.
Domethënë, qeveria shqiptare më në fund sot, pas 13 vjetësh në pushtet, u kujtua, me zonjën Pirdeni, të bëjë një uebsajt ku të ofrohen vende pune, kush janë të lira. Dhe shkon Rama atje thjesht si kryeministër. E dëgjova vetë live dhe shkoi thjesht për të dhënë dy mesazhe, dy mesazhe.
Tani për sa i përket negociatave, shikoni, është shumë teknike. Mos i jepni Ramës mundësinë që të shfrytëzojë mediat për humbje kohe. Kujtohet për mik, zonja Kalaja do ta kujtojë fare mirë kur ka fjalën, polemika ku na futi Rama dhe pikërisht na kanibalizonte debatin publik, që zonja Balluku nuk është akuzuar për korrupsion, kujtohet, por është akuzuar për pavarësi detyrash.
Ai humbet kohë kot sepse vërtet sot nuk ke një akt që thotë që i merr ndërprerë negociatat. Aty do Rama të kapë shamatën. Ku është? Ke një akt që thotë që nga 36 kapituj që janë hapur, po, të gjithë janë hapur, në rregull?
Pra një kapitull do ta mbyllësh. Por asnjë kapitull nuk mbyllet po s'u mbyllën përpara kapitulli 23 dhe 24. Që do të thotë, fundamentalet, shteti i së drejtës. Pra ti fare mirë mund të jesh gati sot të mbyllësh, e ke mbaruar kapitullin e peshkimit, e zëmë, apo të energjisë, po s'mund ta mbyllësh nëse dhe njëherë nuk është mbyllur 23-shi, 24-a, që do të thotë që Shqipëria ka një shtet të drejtë funksional.
Dhe meqënëse ndodhi dosja Balluku, sot Shqipëria ende sipas vlerësuesve nuk ka shtet të drejtë funksional. Për këtë s'do të thotë janë ndërprerë negociatat. Kjo do të thotë që ju vazhdoni, negocioni t’i mbyllni të gjithçka, por nuk do mbyllet formalisht për aq kohë sa nuk është mbyllur 23-shi e 24-a. Rama ka të drejtë nga ana e kalendarit, sepse normalisht, negociatat, minimumi janë parashikuar të zgjasin deri në 30 dhjetor 2030.
Plus, për mendimin tim, do zgjaten deri në prill, sepse do presë Evropa të shohë edhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Ramës në këtë rast po i jepet një kohë, një lloj fitimi, që të konsumojë debatin, mos hyjë debati a bllokohen negociatat, të hyjë debati thjesht që sot Shqipëria nuk përmbush kriteret e Kopenhagenit. Kaq, mjafton, si Serbia.’, u shpreh ndër të tjera Genc Burimi në SYRI TV.