Lushnjë/ Aksident në autostradë, mjeti tip golf godet nga pas zetorin, tre të lënduar në spital...

Një aksident është shënuar në autostradën Rrogozhinë - Lushnje në afërsi të fshatit Golem. Një mjet tip golf është përplasur me një zetor. Përplasja ka qe tepër e fortë dhe mjeti bujqësor është shtyrë për dhjetëra metra nga golfi.

Nga aksident ka mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy persona që udhëtonin me mjetin Golf.  Sipas policisë së qarkullimit rrugor tre të lënduarit kanë shkuar për marrjen e mjekimit në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po sipas bluve të qarkullimit në vendngjarje mjeti tip WW ka qenë me shpejtësi të madhe kur është përplasur me zetorin.

Pritet ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit teksa është gjë e rrallë ky lloj aksidenti pasi në përgjithësi mjetet bujqësore nuk frekuentojnë autostradën.