Prisni në shtator... Rama tallet me fermerët dhe i përçan, grupin negociator e përcjell me 'lugë bosh'

Fermerët dolën sot për të protestuar para ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar subvencione dhe naftë pa akcizë

“Vjen jahti luksoz që është miliarder i botës, e merr naftën në Shqipëri pa akcizë, kurse ne, që kemi traktora e marrim me 2,300 lekë . Ne na konkuron rajoni, se Europa po e po. Ne kur prodhojmë diçka, andej na vënë taksë. Kur prodhojnë ata, këtu te ne nuk ka taksë. Qumështi pluhur pa taksë. Vaji i palmës pa taksë. Produktet e hirrës pa taksë. Si mund të mbijetojmë dot më ne? Me se do mbijetojmë? Me 500 lekë litrin që është qumështi? Tha një fermer.

Por ndërsa protestonin me pankarta në duar ndër të cilët shkruhej dhe: “Duam subvencione nafte si jahtet, fëmijët tanë duhet të konsumojnë qumësht të freskët dhe jo vaj palme e qumësht pluhur’ një përfaqësi prej 10 personash hynë në takim me përfaqësues të ministrisë së Financave dhe të Bujqësisë.

Çfarë ndodhi më pas?
 Grupi që kishte hyrë në negociata duket se kishte arritur një dakordësi paraprake pas të cilave fermerët e tjerë iu vunë kundër pasi e kuptuan se grupi i përfaqësisë ishin gënjyer me ‘lugë boshe’, ose mund të jenë blerë 

Dy kërkesat emergjente për të përballuar koston momentale të fermerevë nafta pa akcizë dhe subvencione nuk ishin pranuar nga përfaqësuesit e qeverisë të cilët për këtë të fundit kishin thënë se do të rishikoheshin  në shtator.

“Brenda një muaji do të diskutohet nga Ministria e Financave për t'u shikuar kjo mundësi. Përsa i përket etiketimit të produktit të qumështit, kjo mbron prodhimin vendas, sepse nëpërmjet etiketimit do të shikohet ku është prodhuar, ku është blerë, çfarë parametrash ka. Do të gjobiten, do mbyllen, do hiqen licencat kur përpunuesit nuk prodhojnë sipas standardit, apo ai që nxjerr etiketimin. Kjo mbron prodhimin vendas. Laboratore si në pikat kufitare, ashtu edhe ngritja e laboratoreve moderne për kontrollin e të gjithë parametrave të qumështit. Për me e mbrojtur nga çfarëdo lloj abuzimi që bëhet ndaj vetë blegtorëve për cilësinë e tyre dhe formalizimin e tregut. Formalizimi i tregut bën të mundur që ai 10% që është parashikuar nga qeveria për t'u disbursuar, mos të jetë pengesë nga grumbulluesit.

Lëshimi i detyrueshëm i faturave, kjo në përputhje edhe me legjislacionin tatimor, por u mor edhe edhe premtim nga ministri i Financave që të ketë mbikëqyrje të rreptë që mos të ketë mundësi mos me lëshuar fatura që për rimbursimin e 10%-shit, sipas planit buxhetor. Gjithashtu u tha, përsa i përket subvencioneve, do rishikohet mundësia nga shtatori për ndryshimin e tyre. Për naftën ministri I financave tha është ulur me 20 % akciza, të tjera nuk ka. Për shkak të luftës nuk ka buxhet shtesë” tha njëri nga fermerët pjesë e grupit negociator

Kur fermerët e tjerë dëgjuan se çfarë ishte dakordësuar të zhgënjyer dhe të revoltuar i kundërshtuan

Ne mbaruam për shtatorin”. Çfarë do të bëjmë ne deri në shtator. Kjo është kot”

Pakënaqësia u thellua edhe më tej kur u kuptua se përfaqësuesit e tyre kishin pranuar afatin duke shkaktuar përplasje verbale mes vetë protestuesve.

Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin): Siç ramë ne të gjithë dakord, prej 10 vetash anëtarë të kryesisë, ne ramë dakord që...

Gazetari: A ju dha një afat kohor se deri kur do merreni?

Fermeri: Po. Afati kohor është deri në shtator.

Fermerët e tjerë: Po vlla nuk iket në shtator!

Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin): Po ne ramë të gjithë dakordësi...

Fermeri: Po pse ranë dakord sot? Deri në shtator, ç'i re dakord ti?

Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin): Po nuk bëhet puna e ministrisë siç duam ne sot!

Fermeri: Po pse e pranuat kështu ju?

Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin): Po i pranuam se...  Në qershor, sipas ministrit, do të mbyllen të gjitha ato çka janë në letra. Do të bëhet aplikimi, pastaj do t'i marrin fazë-fazë sipas ministrit. Edhe na ka premtuar që ne ato pika që ja vendosëm, do t'i mbajë. Tani të shohim sa do të jenë... Ne, siç kemi vazhduar me vuajtjet tona, me vështirësitë tona, do rrimë me shpresë për deri në qershor.

Protestuesja: Pse për fermerët e rajonit nuk është luftë, a është vetëm për ne?

Fermeri (pjesë e grupit në takim me ministrin)  Tani unë nuk jam ministri, t'jua jap me detaje. Ne pranuam... Në gjendje kritike që ne jemi...

Protestuesja:  Të mos të vinit fare. Ty s'të njoh. Çfarë është kjo.  Të mos shkoje fare.
Serbia e ka 1700 euro! Pse është luftë për ne? 120 mijë lekë të vjetra për lopë! Ç'është 120 mijë lekë të vjetra për lopë?!. 

Fermeri: Po ne ç'të bëjmë, ne s'e ndryshojmë dot ligjin!