Jahti luksoz i miliarderit merr naftën pa akcizë unë me traktor 230 lekë/litri! Qumështi pluhur pa taksë i imi taksohet
Dhjetëra fermerë dhe blegtorë protestojnë kundër rritjes stratosferike të kostove të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të shitjes së produkteve të tyre. Fermerët dhe blegtorët po falimentojnë ndërsa po favorizohet importi nga Serbia dhe vendet e tjera.
Fermeri: Më poshtë s’ka ku të shkojë. Qumështi ka rënë fare. Nafta na këputi.
Bujqësia tani po na shkon drejt falimentimit. Edhe blegtoria bashkë. Se kjo është e lidhur bashkë, si bujqësia dhe blegtoria. Tani nafta është ngritur, plehrat janë ngritur. Çdo gjë këta thonë e bëjnë me bursë. Po mirë, pse na e kërkojnë qumështin me 500 lekë? Pse ne s'e mbajmë me bursë? Apo ne të falimentojmë? Se po falimentuam ne si fermerë, do vijë qumështi o nga Serbia, o do vijë nga Amerika këtu. Se ne do t'i zhdukim blegtorinë. Po na kanë ulur, pikët e grumbullimit. E kanë ulur qumështin dhe do ta çojnë me 400 lekë. Si shitet me 400 lekë? Pra nafta është e ngritur dhe ju nuk keni përfituar. Plehrat, me 120 mijë lekë kuintali dapin e këta, edhe të bëj bujqësi. Po pastaj? Se unë po falimentova unë, falimenton edhe banka, jo bankat do të vijnë të ndjekin mua, po s'ndjek më.
Kjo është çmenduri moj, qysh moj të shitet bio qumështi. Një bidon uji kushton 800 lekë, një kile qumësht 400 lekë. Po e di sa do të bëhet një kile qumësht? E di kjo qeveri, po e di shumë mirë, po e bëjnë kastile. E bëjnë për t'u zhdukur të gjithë ne këtu. Mos ngelë asnjë fermer, se shumica kanë ikur. Kemi ngelur ne. Hajde se rrihemi ne, do marrim ca toka edhe bëjmë ndonjë fermë. Çfarë ferme do bëjmë me këta? As subvencion, asnjë gjë. Ne nuk marrim asnjë subvencion.
Gazetarja: Me këtë çmim që ka nafta, ju e përballoni?
Me këtë çmim duhet të jetë qumështi 2000 lekë kg. As subvencion, asnjë gjë nuk marrim ne këtu. Asnjë gjë.
Gazetarja: Zotëri, çfarë kërkoni?
Fermeri tjetër: Unë jam një fermer që mbaj lopë, 15 kokë lopë, s'kam shumë sepse s'më jepet mundësia më. Qumështi është me 500 lekë, nafta u ngrit. Mirë nafta, po plehrat? Me çfarë ta punoj tokën tani, si ta mbjell bimën? Kërkojmë të drejta që të paktën të mbahemi gjallë dhe ne mos t'i masakrojmë lopët. Po t'i mbajmë edhe njëherë derisa të kalojë një vështirësi. Kemi dhënë një jetë të bëjmë ato ferma. Është dyfishi shpenzim. Mua më jep lopa 10 mijë e do t'i jap 20 mijë për ta mbajtur unë. A e kupton? Si ta mbaj tani? Subvencionet janë të pamjaftueshme. S'mund t'i mbajmë lopët se kemi më shumë shpenzim. Kërkojmë të hapen kanalet.
Po. Edhe kërkojmë dhe një çikë çmimin e qumështit, të rritet çmimi i qumështit se është qesharak. Në dogana mos të futet mall nga, nga Serbia, nga Hungaria. Të merret njëherë prodhimi vendas, pastaj po u desh le të marrin nga jashtë ata.
Fermeri tjetër: Shteti? Shteti është vetëm për të marrë këtu. shteti s'më ka nxjerrë akoma mua grantet e IPARD-it. IPARD-i ku është? Për çfarë u dha ai IPARD-i? Për zyrat apo për neve. Vjen jahti luksoz që është miliarder i botës, e merr naftën në Shqipëri pa akcizë, kurse ne e marrim me 2,300 lekë sot. Ne që kemi traktora.
Nuk përballohet më, se ne na konkuron rajoni, se Europa po e po. Ne kur prodhojmë diçka, andej na vënë taksë. Kur prodhojnë ata, këtu te ne nuk ka taksë. Qumështi pluhur pa taksë. Vaji i palmës pa taksë. Produktet e hirrës pa taksë. Si mund të mbijetojmë dot më ne? Me se do mbijetojmë? Me 500 lekë litrin që është qumështi? Si, si do të dalim? Dhe ky është një çmim shumë i ulët. Po me çmimet që kemi ne, është i ulët. Sepse neve 100,000 lekë subvencion për lopë. Sivjet doli skema me 120. Çfarë do bëjmë me 120 ne? 120 i bien ngordhën dy lopa te ferma, ja ikën ato lekë. Po dëmet e tjera? Ne nuk arrijmë të marrim dot një pajisje bujqësore të re, se s'e kemi atë hapin.
Grantet e BE-së nuk vijnë në dorën tonë, përfundojnë diku tjetër që ne s'e dimë fare ku përfundojnë. Çfarë të themi më ne? Aplikojmë për skema e për gjëra edhe mall që morëm me atë skemën e lopëve. Vetëm atë përfituam.
Unë kam rreth 100 hektarë me qira. Po sivjet po e shoh që do i lë pa mbjellë. Siç janë, vetëm se i kam paguar qiratë edhe pa mbjellë do ngelen, s'kanë ç'të bëjnë. Sepse nuk dalim dot. Misrin e vendit, këta e nxjerrin me aflatoksinë. Kostot të larta ka, i bie që jemi drejt mbylljes, nuk kemi ç'të bëjmë. Jo unë, po gjithë fermerët, gjithë shokët tanë, me këto çmime që janë, është drejt mbylljes.
Gazetarja: Keni shpresë se do të arrihet një dakordësi nga ky takimi i sotëm?
Fermeri: S'ma ha mendja. Unë kam qenë vetë prezent me ministrin, sepse kur doli lumi unë kam pasur goxha përmbytje në fermë. Dhe ministri tha, do t'ju dëmshpërblejmë. Dhe çfarë ndodhi? Hiç mo asgjë, çfarë ndodhi? Nuk iu dëmshpërblye? Po hiç mo, gënjeshtra e radhës mo.
Ku e ka dëmshpërblimin? Sa herë do mbytem unë, e sa herë do dal unë? Sa herë... Nuk jam më 20 vjeç unë, kam vajtur 50 vjeç. Edhe fëmijët më kanë ikur. Të rrinë këtu me gënjeshtrat e këtyre? Si do mbijetojnë fëmijët e mi?
Gënje i pari, gënje i dyti, gënje me radhë. Nuk dalim dot më.