Irani: Ngushtica e Hormuzit aset strategjik, do rezistojmë ndaj kundërshtarëve!

Irani tha të martën se Ngushtica e Hormuzit ishte një aset gjeopolitik që duhet të shfrytëzohet plotësisht, ndërsa u zotua të vazhdojë t'u rezistojë kundërshtarëve të tij.

Zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, tha se rruga ujore ishte “një realitet gjeopolitik” dhe “një avantazh i dhuruar që duhet ta shfrytëzojmë plotësisht”.

Ajo tha se Irani kishte treguar qëndrueshmëri, pavarësisht pranimit të superioritetit ushtarak të kundërshtarëve të tij.

“Nuk kemi dyshim për superioritetin ushtarak të armikut, por forca jonë qëndron në faktin se kemi rezistuar 10 herë më shumë sesa ata prisnin”, tha ajo.

«Ne do të rezistojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme», shtoi ajo./ Iran International.