QSUT, publikohen vende të lira pune për infermierë. Ja kur duhet të aplikoni

Drejtoria e QSUT-së ka bërë publike 49 vende të lira pune për  pozicionin e infermierit të përgjithshëm, infermier salle dhe infermier reanimacioni, pranë Shërbimeve Mjekësore në Q.S.U “Nënë Tereza”.

Përmes njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Qendrës Spitalore Universitare, aplikimet do të mund të pranohen nga sot deri më datë 4 shtator.

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT ndërkohë që të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3-mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko- profesionale të infermierit.