SYRI TV/ GJKKO refuzon garancinë prej 2 mln lekësh të Ilir Beqajt, e lë në qeli
SYRI TV
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka refuzuar garancinë prej 2 milionë lekësh të ish Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke e lënë në qeli. Avokatët e Ilit Beqajt, u shprehen se koha e tij në paraburgim, është shproporcionale dhe ka kaluar çdo afat procedural. Ish Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish vartësi i tij Ermal Kurtulaj ndodhen në burg që prej 4 korrikut 2024, kur u arrestuan lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion këtë të martë në seancën paraprake ka rrëzuar, kërkesën e ish Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për ndryshim mase, duke e lënë e në qeli në kuadër të dosjes SASPAC.
Syri Tv mëson se ish Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, duke ofruar garanci pasurore deri në 2 milionë lekë të reja, por kjo garanci nuk është marrë në konsideratë nga gjykata.
Avokatët e Ilit Beqajt, u shprehen se koha e tij në paraburgim, është shproporcionale dhe ka kaluar çdo afat procedural.
Ish Ministri i Shëndetësisë Beqaj akuzohet për pesë vepra penale , “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie
Ndërkohë në 31 mars GJKKO rrëzoi kërkesën e bashkëpunëtorit të Beqajt, Ermal Kurtulaj, për liri, edhe pse ai kishte ofruar garanci pasurore.
Ish Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish vartësi i tij Ermal Kurtulaj ndodhen në burg që prej 4 korrikut 2024, kur u arrestuan lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC.