", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/07/auto_Screenshot_2026-04-07_1115261775553362.png", "width": 900, "height": 569 } }

Irani u bën thirrje të rinjve dhe sportistëve të krijojnë ‘zinxhirë njerëzorë’ rreth centraleve elektrike

Në një kohë lufte dhe tensioni me Shtetet e Bashkuara, Alireza Rahimi, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Sportin në Iran, bëri thirrje që të rinjtë e vendit të formojnë “zinxhirë njerëzorë” rreth centraleve elektrike për të parandaluar sulmet amerikane ndaj infrastrukturës energjetike.

Në një video të regjistruar dhe publikuar në platformën X, Rahimi iu drejtua të rinjve, përfshirë sportistët, duke kërkuar që të martën pasdite të krijojnë zinxhirë njerëzorë rreth centraleve, përfshirë edhe centralin bërthamor pranë qytetit Bushehr, e vetmja në vend, që gjithashtu është në shënjestër.

Ministri shprehu shpresën se ky mobilizim do të dekurajojë Shtetet e Bashkuara nga sulmet ndaj këtyre pikave strategjike. “I ftoj të gjithë të rinjtë, atletët, artistët, studentët, mësuesit dhe organizata të ndryshme: të martën, në orën 14:00, të mblidhemi rreth centraleve që përfaqësojnë pronën tonë kombëtare. Pa marrë parasysh bindjet politike, këto janë të ardhmja e Iranit dhe e rinisë iraniane. Le të tregojmë botës se sulmi ndaj infrastrukturës publike është një krim lufte,” tha Rahimi.

Ky apel vjen pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi të shkatërrojë centrale elektrike dhe ura në Iran deri të martën në mbrëmje nëse Irani nuk do të rihapë Ngushticën e Hormuzit. “Do të humbisni të gjitha centralet elektrike dhe çdo fabrikë apo instalim tjetër në të gjithë vendin,” deklaroi Trump.

Thirrja e Rahimit thekson përpjekjen e Teheranit për të mobilizuar qytetarët dhe të rinjtë për të mbrojtur infrastrukturën kritike të vendit, ndërsa situata mbetet e tensionuar me Shtetet e Bashkuara.