Milan shumë pranë transferimit të një tjetër lojtari nga Juventus

Milani është duke shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, Claudio Marchisio

Marchisio nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet nga trajneri, Massimiliano Allegri dhe mund të largohet nga torinezët.

Milani duket se ka pyetur Juventusin për situatën e mesfushorit, raporton “Rai Sport”.

Kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për mesfushorin 31-vjeçar.