Irani u bën thirrje të rinjve: Formoni zinxhirë njerëzorë për të mbrojtur centralet nga sulmet e Trump

FOX NEWS

Një zyrtar iranian i bëri thirrje të martën të rinjve në vend që të krijojnë zinxhirë njerëzorë rreth centraleve elektrike përpara sulmeve të mundshme, të kërcënuara nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Alireza Rahimi, i identifikuar nga televizioni shtetëror iranian si sekretar i Këshillit të Lartë të Rinisë dhe Adoleshentëve, bëri këto komente në një mesazh video të transmetuar të martën në mëngjes.

“Ftoj të gjithë të rinjtë, sportistët, artistët, studentët dhe profesorët e universiteteve,” tha ai.

Ai bëri thirrje që njerëzit të mblidhen të martën në orën 14:00 “rreth centraleve elektrike që janë pasuri dhe kapital kombëtar, pavarësisht çdo shijeje ose bindjeje politike, pasi ato i përkasin së ardhmes së Iranit dhe të rinjve iranianë.”

Irani më parë ka organizuar demonstrata me zinxhirë njerëzorë, të njohura edhe si mburoja njerëzore, rreth objekteve të tij bërthamore gjatë periudhave të tensioneve të shtuar me vendet perëndimore.