Çfarë halli ka Rama?! Sërish mbledhje e Grupit të PS...

Këtë të martë mblidhet Grupi Parlamentar i PS. 

Në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas burimeve rilindase në fokus të takimit mbetet angazhimi i deputetëve të punimet e Kuvendit, si edhe në takimet me qytetarët në funksion të turit “Punët e Shqipërisë”.

Ndërkohë që vlen të theksohet se Rama ka shpeshtuar shumë takime me strukturat e PS. Nuk është shumë e qartë se cili është halli i vërtetë i Ramës i cili nuk i ka takuar kurrë strukturat por i ka deleguar porositë me sejmenët e tij në grup apo në parti. I mblidhte vetëm kur u paraqiste ata që kishte caktuar ai vetë për ministra. 

Mashtrimi i madh me integrimin dhe akuzat e shumta ndaj qeverisë së tij për vjedhje siç duket e kanë detyruar Ramën që të dalë vete ne terren që të bindë të paktën anëtarët e rilindjes se punët po shkojnë “mirë”. Duket se edhe në radhë e “çelikta” të PS kanë nisur pëshpëritjet për përdorimin e kësaj force politike nga Rama dhe banda e tij hajdutëve që s’kanë asnjë lidhje me të majtën.

A do t'i funksionojë propaganda dhe mashtrimi. Kjo ngelet për tu parë. Por pyetja e studentit në takimin që zhvilloi për procesin e integrimin, se kush po e pengon hyrjen e vendit në BE, duket se i ka djegur shumë Ramës.

E sigurtë që në takimin e sotshëm nuk do të kete pyetje të tilla, por ai do të mundohet si gjithmonë të gjejë një justifikim për dështimet e njepasnjëshme. Ndoshta do vijojë të akuzojë opozitën si gjithmonë./A.N/