Gjirokastër/ Shpërthimi në banesën e kreut të njësisë Qesarat, autorët ende të paidentifikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Toc (qarku i Gjirokastrës) ku një lëndë plasëse shpërtheu në oborrin e banesës së kreut të njësisë administrative Qesarat.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të mbledhur prova, por deri tani nuk ka identifikim të autorit ose autorëve.

Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan një makinë Range Rover, e cila ishte djegur pranë vendngjarjes. Makina rezulton të jetë vjedhur në Tiranë në vitin 2023.

Kreu i njësisë administrative, Butjan Kapa, ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk di të ketë kërcënime ndaj tij.

Policia po heton gjithashtu një pistë tjetër, lidhur me fëmijët e Kapes, të cilët ndodhen jashtë shtetit.

Hetimet vijojnë dhe autoritetet punojnë për identifikimin e personave përgjegjës për ngjarjen.