Real Madrid – Bayern/ Formacionet e mundshme dhe rikthimet e mëdha për supersfidën e Champions-it

Çerekfinalja mes Real Madridit dhe Bayernit të Mynihut në UEFA Champions League pritet me shumë interes, ndërsa të dy skuadrat mund të përfitojnë nga rikthimi i disa emrave të rëndësishëm.

Te madrilenët, trajneri pritet të ketë sërish në dispozicion dy lojtarë kyç: Vinícius Júnior dhe Federico Valverde. Ky i fundit mungoi në fundjavë për shkak pezullimi, ndërsa Vinícius u aktivizua vetëm si zëvendësues, duke u ruajtur për këtë përballje të madhe. Të dy pritet ta nisin nga minuta e parë në “Bernabéu”.

Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Jude Bellingham, i cili ka lënë pas një dëmtim muskulor, por ende nuk është e sigurt nëse do të startojë apo do të ulet fillimisht në stol. Në mesfushë mund të preferohet kombinimi me Aurélien Tchouaméni.

Megjithatë, Reali ka edhe mungesa të rëndësishme: Thibaut Courtois dhe Rodrygo janë jashtë për shkak dëmtimi, ndërsa Dani Ceballos dhe Ferland Mendy mbeten në dyshim.

Në anën tjetër, Bayerni merr një lajm shumë pozitiv me rikthimin e Harry Kane. Sulmuesi anglez, autor i 10 golave në këtë edicion të Champions-it, ka kaluar problemet me kyçin dhe është gati të udhëheqë repartin ofensiv.

Kane pritet të mbështetet nga një treshe shumë e rrezikshme pas tij, ku përfshihen Michael Olise, Serge Gnabry dhe Luis Díaz.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Militao, Rudiger, Camavinga; Tchouaméni, Pitarch, Valverde; Vinícius, Mbappé, Rodrygo/Moran.

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, De Ligt, Kim, Davies; Goretzka, Laimer; Olise, Musiala, Gnabry; Kane.