Vlorë - Aksident tek mbikalimi i Novoselës, humb jetën 24 vjeçari (EMRI)
Një 24 vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Viktima është identifikuar si Albi Hoxha.
Aksidenti u shënua rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën, informoi sot policia e Vlorës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.