Media amerikane: Donald Trump mund të shtyjë ultimatumin ndaj Iranit nëse…

Presidenti amerikan Donald Trump mund të konsiderojë shtyrjen e afatit të ultimatumit ndaj Iranit, nëse vëren se negociatat po afrohen drejt një marrëveshjeje. Lajmi bëhet i ditur nga Axios, duke cituar burime të brendshme të administratës.

“Nëse presidenti sheh se një marrëveshje është duke u arritur, ka shumë gjasa që të presë. Por vetëm ai e merr këtë vendim”, është shprehur një zyrtar i lartë për median amerikane.

Megjithatë, jo të gjithë brenda strukturave shtetërore ndajnë të njëjtin optimizëm. Një zyrtar i mbrojtjes ka deklaruar se ekziston skepticizëm lidhur me mundësinë e një shtyrjeje të re të afatit këtë herë.

Sipas raportimit të Axios, kjo panoramë bazohet në intervista me gjashtë zyrtarë dhe burime që kanë njohuri të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet diplomatike në vijim dhe qasjen e Donald Trump ndaj çështjes iraniane.