Spalletti me fjalë të mëdha për mbrojtësin Skriniar

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka lavdëruar dyshen sulmuese Ivan Perisic dhe Mauro Icardi.

Por, tekniku italian me këtë rast nuk ka harruar të përmend edhe dyshen mbrojtëse Joao Miranda dhe Milan Skriniar.

“Ata kanë cilësi të sulmojnë në hapësira dhe të finalizojnë bukur aksionet”.

“Gjithashtu kemi edhe Mirandan e Skriniar, kur ishim duke u mbrojtur dy kundër dy ishim mirë, pa vuajtje”, ka thënë Spalletti.

Interi fitoi ndaj Fiorentinës me rezultat 3-0.