Vdekja e Rexhepit, Rama: Ai i'a doli aty ku shumëkush nuk i'a del dot

Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, pasi ky i fundit u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Ramës, Rexhepi ja doli aty ku shumëkush nuk ja doli dot.

Mesazhi i Edi Ramës:

Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot.

Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija.

Ai i'a doli aty ku shumëkush nuk i'a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!